
Shqiptarët votuan këtë të diele për zgjedhjen e parlamentit të ardhshëm, ndërkohë që prej disa orësh ka nisur dhe procesi i numërimit në disa qendra votimi në shumicën e qarqeve të vendit.
Teksa priten me kërshëri rezultatet e kutive të para, në selinë e PS ka lëvizje, me kandidatë për deputetë e aktivistë, kryesisht të qarkut të Tiranës që janë stacionuar aty.
Përveç tyre, është parë edhe reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, që del nga selia rozë, i shoqëruar nga miqtë e tij, raporton “A2CNN”
Kujtojmë se kënga e krijuar nga Noizy shoqëroj fushatën e PS për zgjedhjet e 11 majit dhe reperi doli disa herë në podiume gjatë takimeve elektorale së bashku me kryeministrin Edi Rama, duke u kërkuar shqiptarëve të mbështesin këtë forcë politike.
Lini një Përgjigje