TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2025, 22:57

Karamuço: Grupet më të rrezikshme shqiptare e kanë “shtëpinë” në Lindjen e Mesme

Shkruar nga Pamfleti

Karamuço: Grupet më të rrezikshme shqiptare e kanë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, ku foli për goditjen e fundit të autoriteteve italiane dhe SPAK-ut ndaj një organizate shqiptare që vepronte në Itali në trafikun e drogës.

Duke komentuar për grupet e fuqishme kriminale Karamuço tha se grupet shqiptare më të rrezikshme nuk ndodhen fare në Shqipëri, por janë në lindjen e mesme.

Grupet më të rrezikshme shqiptare nuk janë fare në Shqipëri. Janë grupe të përziera, mikse transnacionale, në kuadrin e globalizmit. Shtëpinë e kanë në Lindjen e Mesme, mallin e kanë në Ekuador, pritësit i kanë në Europë, aq sa i takon për mallin dhe pastaj shperndarjen. Më pas vijnë dhe investojnë në ndonjë hotel e lokal. Por këto, si kap dot ti Erla, domethënë shteti nuk i kap dot këto”, shpjegoi Karamuço.

 

Lini një Përgjigje