TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2025, 22:48

Pas Fevziut, edhe Genc Gjokutaj mohon vdekjen e Artan Lames

Shkruar nga Pamfleti

Pas Fevziut, edhe Genc Gjokutaj mohon vdekjen e Artan Lames

Pas gazetarit Blendi Fevziu, edhe avokati Genc Gjokutja shkruan se Artan Lame nuk ka vdekur. Sipas tij, ai ndodhet në koma cerebrale, në gjendje shumë të rëndë për jetën në Gjermani. Ndërkohë ka hedhur akuza për shpërndarjen e lajmit për ndarjen nga jeta.

Lajmi i rremë i vdekjes së z. Artan Lame është një nga gjestet më antihumane dhe antietike i mediave të cilat e kanë shpërndarë sot gjithë ditën!

Pavarësisht se koma cerebrale e konfirmuar është një gjendje shumë e rëndë ajo kurrsesi nuk mund të barazohet me vdekjen!

Vdekja si akt mund të konfirmohet vetëm nga stafi mjekësor përgjegjës për pacientin që ka në ndjekje dhe kujdes!

Ky është një akt i dënueshëm, i papërgjegjshëm, joprofesional dhe një fyerje për vetë z. Lame, familjarët dhe opinionin publik!

Media e vërtetë do të thotë raport i drejtë me të vërtetën!

Zotit Artan Lame i urojmë rikuperimin e shpejtë dhe të plotë shëndetësor me ndihmën e mjekëve dhe Zotit! G”, ka shkruar ai.

 

Lini një Përgjigje