TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Dhjetor 2025, 22:30

“Kemi një shtet bandit”, Shkullaku: Rama një kapo mafie, çdo shqiptar ka të drejtë të kërkojë përmbysje me dhunë

Shkruar nga Pamfleti
“Kemi një shtet bandit”, Shkullaku: Rama një kapo mafie,
Armand Shkullaku

Gazetari Armand Shkullaku, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Edi Ramës, duke e përshkruar situatën aktuale si shembje të plotë të shtetit dhe kapje mafioze të institucioneve.

Duke iu referuar skandaleve të fundit, Shkullaku deklaroi se faktet e dala në dritë shpjegojnë mekanizmin e manipulimit elektoral dhe shpërdorimit masiv të fondeve publike.

Në deklaratat e tij, ai e krahasoi qeverisjen me një organizatë mafioze të tipit sicilian, me një ‘capo dei capi’ në krye, që kontrollon buxhetin, taksat dhe pasurinë publike, duke vendosur arbitrarisht fitues dhe humbës në shoqëri. Sipas Shkullakut, afera si inceneratorët, shëndetësia, infrastruktura dhe AKSHI janë pjesë e të njëjtit mekanizëm financiar dhe politik.

Shkullaku u shpreh se, çdo qytetar shqiptar ka të drejtë të kërkojë rrëzimin e një pushteti që e cilësoi si ‘regjim bandit’, duke shtuar se shoqëria shqiptare po përballet me një krizë të thellë morale dhe politike.

A mund të jetë më parlament, parlamenti shqiptar që nuk voton një imunitet të një deputeti, ndërkohë që aty është bërë nami me vjedhje? Po jo po s'na japin komisionet hetimore, po s'na japin. Ç'komisione hetimore? Këtu është i gjithë shteti që vjedh.

Dhe në krye, institucioni i Kryeministrisë, kemi kryebanditin, ose kapo, siç i thotë. Edhe unë kështu e kam quajtur gjithmonë. Unë prandaj e kam krahasuar Rilindjen, me tipikisht me strukturën e një organizate mafioze të tipike të Siçilisë të viteve 80-90. Pra e gjithë struktura, është kapo, vijnë me radhë, banditët ndajnë qarqet, rajonet, njëri merret me raketë, mbledh këtë, tjetri merret me pastrimin e parave, njëri merret me groposjen e plerave kimike, inceneratorët në rastin tonë.

Pra mafia kështu, kështu funksionon. Goditje te inceneratorët, goditje te shëndetësia, goditje te AKSHI, goditje këtu, goditje atje. Kështu që, si përfundim, Shqipëria nuk mund të quhet më shtet. Pra unë e kam ditur prej kohësh, por tashti ka dalë në dritë të diellit që nuk mund t'i thush më shtet.

Në krye është një, thashë, Capo dei Capi, që ka avion privat, pi verëra të shtrenjta, udhëton ku t'i dojë qejfi, bën çfarë të dojë me pronën publike, zgjohet mirë në mëngjes, vendos të bëjë disa milionerë dhe të varfërojë disa të tjerë, zgjohet keq, bën të kundërtën.

Pra i gjithë buxheti i shtetit, i gjithë taksa e qytetarëve shqiptarë, ne kemi parë që janë në dorën e një njeriu të vetëm, i cili i ka përdorur si mos më keq në këto, këto 12 vjet. Kështu që, mendoj do dalin të tjera, s'do dalin të tjera, kjo po them unë s'ka pak, ka pak rëndësi. Me kaq sa kanë dalë mendoj që, thashë, opozita, çdo qytetar shqiptar ka të drejtë të kërkojë përmbysje me dhunë dhe me forcë të një regjimi që është një regjim bandit”, tha ai në “Syri TV”.

shkullaku mafia rama

1 Komente

  1. X
    Xuxi

    Ky shkallaqi vetem tè shaje di

    Lini një Përgjigje