TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Nëntor 2025, 15:37

Kërcënime apo goditje në nivele shumë të larta? Shërbimi sekret amerikan merr në dorë sigurinë e SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënime apo goditje në nivele shumë të larta?
Momente nga trajnimi

Truprojat e prokurorëve të SPAK trajnohen nga shërbimin sekret amerikan...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të përforcojnë sigurinë e prokurorëve të SPAK. Ambasada bën me dije se 8 anëtarë të Gardës, që shërbejnë kryesisht për sigurinë e Altin Dumanit dhe prokurorëve të SPAK, janë thirrur në Budapest për një trajnim special nga shërbimi sekret amerikan.

Po ashtu ambasada bën me dije se do të ofrojnë pajisje për të rritur sigurinë e prokurorëve të SPAK.

Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar. Së fundmi, tetë anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët ofrojnë shërbime për mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK, kryen një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjithashtu ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri”, thekson ambasada.

Trajnimet vijnë në një kohë kur prokurorët e SPAK janë vënë në shënjestër nga politika. Vetë Dumani ka deklaruar se janë nën presion nga krimi dhe politika. Madje javët e fundit presioni është shtuar ndjeshëm pasi po goditen nga të gjitha krahët. 

Por ky trajnim ndoshta është dhe një mesazh i fortë se mund të kemi arrestime në nivele shumë të larta. Ka zëra që thonë se sulmi i SPAK ndaj qeverisë javët e fundit është me porosi nga Uashingtoni dhe mund të ketë zhvillime. /Pamfleti

13 Komente

  1. K
    Kledi gjymenga

    Bravo. Vetem te drejtesia kemi besim

    1. S
      Sara

      Hahaha isoj si moren me trajnu drejtorat e policis ke fbi ene masnej u siguru nmaksimum rendi . Vec Soros e bo ket ven

      1. N
        Nexhi

        Sorosi e katandisi ne kete derexhe drejtesin Shqiptare..

      2. R
        Rroftë Amerika.

        Rroftë Amerika.

        1. H
          Hallexhiu

          Po kush e ka mendjen te dumani apo do te behet interesant ,o duman ai shoku jot ne itali spa drit dielli per 30 vjet vetem pun kurse ti bosi ku te doje trapi plazh dreka darka me ver te mire stadium e akullore rrugeve ,ky vend ka nxjerr avni rustemin e ket djalin qe ja plasi gjykatesit qe keshtu gjith ameriken merr ti ço desh ,qe keshtu ta kuptosh ste ka njeri ne rrefene fare si zagar do perfundosh rrugeve pastaj ne burg çer kaq te zeza sa i ke ber njerzve te thjesh se politikanet vetem i ke mbrojtur

          1. a
            alex

            te besh interesantin me komente pa lidhje ndoshta per ty duket interesante ka shume si ty qe bejne kete rol mos harro qe ka nje zot te mbeshtetesh ate qe i bie na qaf te tjereve eshte e thjeshte per ka pasoja ka per tju zene ligesia juaj poshte vetes

          2. S
            Shqiptar

            Bravo SPAK

            1. P
              Pajtim Resuli..Eshtra ndertuare pallate

              Asenje nje here nuk me treguan dosje.vjedhija ka filluare qe te godina e re pere shkollë tregtare.Janr dhene Flori !?? Gjyshja me dy femi djeme 5 -2 vjece nuk dinte fare.

            2. V
              Vladimir Dushniku

              Vetem AMERIKA DO T'A SHPETOJE SHQIPERINE!

              1. K
                Kastriot

                Pse nuk nxirrni asnje lajme per belinda ballukun

                1. D
                  Drane Lleshaj

                  Puna e SPAK-ut është e njëanshme.A nuk po lëvizun lirshëm jo vetëm në Shqipëri por edhe nëpër botë ata që prodhuan 21 janarin e korrupsion pa fund?!!!! Një i nënës tjetri i njerkës.Mjerë populli i thjeshtë.

                  1. K
                    Kinomi

                    Shume mire qe I trajnon I pergatit, po bodigardet e Saliut kush I trajnon. Amerika do ishte mire te na zhdukte nga faqja e tokes shqipetare Kriminelin Sali Kerma, qe ka vrare, ka rembywr dhe ekzekutuar, shkateroi pasurin kombetare, shkateroi familjet me piramidat, dhe bredh boten, u zgjodh dhe zevendesoj president I CDI, qe te vjen per te vjell. Kete te zgjidh I Amerika te shpetoi populli dhe nuk ka kush I sulmon SPAKUN pastaj.

                    1. A
                      Amplifikatori

                      A nuk eshte Rama qe e shpopulloj shqiperine dhe po e shet kete vend tek çifutet izraelit ? Si Rama edhe Berisha duhet te terhiqen zvarre per shkaterrimet dhe demet qe i kane shkaktuar ketije vendi te mrekullueshem. Te dy bashke me burgaxhiun Meta e Velia jane mafioz e kriminele.

                    Lini një Përgjigje