Autoritetet e Republikës së Greqisë, kanë shpallur “non grata”, gazetarin investigativ Artan Hoxha.
Hoxha është ndaluar dje të futet në territorin grek, tek po udhëtonte drejt Janinës, në pikë kalimin kufitar të Kakavijës.
Në sportelin e policisë kufitare, ku kryhet kontrolli i pasaportave për qytetarët që hyjnë në territorin grek, gazetarit Hoxha, i është komunikuar, se nuk mund të hyjë në Republikën e Greqisë, pasi përbën rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme të këtij shteti.
Gazetari Hoxha ka qenë duke udhëtuar ditën e djeshme drejt qytetit të Janinës, kur është ndaluar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Në sportelin e policisë gazetarit Hoxha i është marrë pasaporta dhe gati 1 orë më vonë, rreth orës 10:30 me orën lokale, i është komunikuar vendimi i autoriteteve greke, që e shpall “non grata” për një afat të pacaktuar.
Në vendimin që policia greke i ka dorëzuar gazetarit Hoxha, thuhet se:
1) është karakterizuar si person i padëshirueshëm.
2) konsiderohet person i rrezikshëm për rendin publik dhe sigurinë e brendshme, për shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose shumë shteteve të Bashkimit Europian.
Disa vite më parë një vendim i ngjashëm është marrë për gazetarin Marin Mema.
E cfare ka ketu per tu habitur? Pse nuk i ndaloni edhe ju greket qe llapin dite e nate per Vorio Epirin, po ate halene Bejlerin qe i bete gojore? Po te bente nje Shqiptar ne Greqi veprat e Bejlerit ata do e benin kukurec. Ju falni detin, shisni Sazanin, falni minierat, rrembeni tokat e popullit, gje qe asnje pushtues nuk e ka bere. E keni lene Shqiperine pa kokerr armatimi, ah ka mbetur aq sa per te vrare njeri tjetrin. Mos eshte edhe ky nje film i grekeve qe keta qe i ka te blere i "ndalon"? E keni bere popullin Shqiptar mos besoje as lekuren e vet si ne kohen e Enverderrit.