Debate dhe dhunë fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës...
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Pas protestve dhe akzuave jashtë godinës, duket se përplasjet pozitë-opozitë janë zhvendosur në Kuvendin e kryeqytetit.
Sapo nisi mbledhja e parashikuar për sot, këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka hedhur letra kryebashkiakut Erion Veliajn në fytyrë.
Mirëpo ky incident ka agravuar. Mësohet se më pas ka ndërhyrë anëtari socialist Halit Valteri. Në këtë moment Blushi i është kundërpërgjigjur Valterit duke e gjuajtur me grusht.
Pas këtij debati të ashpër, kryetarja e këshillit ka kërkuar ndërhyrjen policisë bashkiake. Mbledhja u ndërpre pas incidentit dhe përplasjeve.
Veliaj: Je komplet i paaftë. Më ngatërron me atë me bllok në dorë, më ngatërron me atë të bllokut.
Drejtuesja e këshillit: Zoti Blushi lini sallën
Veliaj: Je komplet i paaftë (Blushi nuk dëgjohet).
Më pas nis përplasja fizike.
Drejtuesja e Këshillit: Zoti Blushi lini sallën. Zoti Valter ju lutem. Policia Bashkiake....
Mbi ngjarjen ka reaguar në “X”edhe Erion Veliaj. Ai shkruan se ky akt tregon dëshpërimin e opozitës, teksa shton se Meta dhe rugaçi i fundit i tij nuk e përballojnë dot suksesin e bashkisë.
“Sot Këshilli Bashkiak kish për te votuar hapjen e 2 çerdheve të reja, abonetë falas për studentët, miratimin e shkollës Ecole 42 për te rinjtë, zonën e lirë ekonomike TEDA për 5mije vende pune të reja dhe grantin e Katarit për sheshin fundor tek Bulevardi i Ri.
Por Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit qe i ka mbetur, nuk e përballojne dot as suksesin e Tiranës dhe as humbjen kolosale të partiçkes së tyre. Sjellja prej vandali ndaj kolegëve këshilltarë, është shenjë dëshpërimi, jo force.
Do të kërkoj zbatimin e ligjit me përpikmëri që rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton dhe Tirana të mos mbetet peng i maktheve të Ilir Metës e mjeranëve të tij”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje