Këshilli Bashkiak i ka dërguar një kërkesë SPAK-ut që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj të jetë i pranishëm në mbledhjen ku do të votohet për buxhetin e vitit 2026.
Ndërkohë, pas kësaj kërkese opozita pretendon të kundërtën. Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorjan Teliti, për BW ka bërë me dije se nuk ka asnjë vendim të tillë të Kryesisë së Këshillit Bashkiak mbi këtë kërkesë, ndërsa thekson se ka qenë veprim i socialistëve.
Sipas Telitit opozita nuk është pyetur mbi kërkesën e bërë për Prokurorinë e Posaçme. Po ashtu ai theksoi se Kryesia e Këshillit Bashkiak nuk është mbledhur prej muajsh.
"Nuk ka asnjë vendim të tillë të Kryesisë së Këshillit Bashkiak mbi këtë kërkesë. Ka qenë veprim i socialistëve. Firmëtarët janë këshilltarët e mazhorancës. Opozita nuk është pyetur mbi kërkesën e bërë për Prokurorinë e Posaçme. Po ashtu, Kryesia e Këshillit Bashkiak nuk është mbledhur prej muajsh. Nuk jemi pyetur dhe as kemi dijeni", tha Teliti.
Lini një Përgjigje