Aktualitet18 Qershor 2024, 10:40

Kërkesa për heqjen e masës “arrest shtëpie”, shtyhet në orën 12:00 seanca për Sali Berishën

Shkruar nga Pamfleti
Kërkesa për heqjen e masës “arrest shtëpie”,
Sali Berisha

Ditën e sotme në orën 12:00 do të mbahet seanca në Apel për ish kryeministrin Sali Berisha.

Gjyqtarja Iliriana Olldashi dëgjoi prokurorin e SPAK dhe avokatin e Berishës, Genci Gjokutaj që kundërshton informacionin dy mujor dhe për rrjedhim kërkoi heqje të masës arrest shtëpie.

Ndërkohë ju kutojmë se ditën e djeshme Berisha humbi gjyqin në Londër për shpallej non grata.

Sali Berisha do të vijojë të jetë 'non grata', çka do të thotë se do të ketë të ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe. Ish-kryeministri demokrat apelin e tij  në Komisionin e Posaçëm të Apelimit të Emigracionit në Londër kundër vendimit të Ministrisë e Punëve të Brendshme, “Home Office.

Ai u shpall non grata nga Mbretëria e Bashkuar më 19 korrik 2022 për lidhjet e tij të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsion.

Berisha apeloi kundër vendimit në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në Londër në mars 2024, duke pretenduar se vendimi ndaj tij u mbështet në pohime të rreme dhe të paprovuara.

genci gjokutaj spak sali berisha