TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Mars 2026, 16:17

Kërkesa për heqjen e sekuestros së pasurive, Jamarbër dhe Argita Malltezi dorëzojnë rekurs në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Pamfleti
Kërkesa për heqjen e sekuestros së pasurive, Jamarbër dhe
Jamarbër dhe Argita Malltezi

Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë, duke kundërshtuar vendimet për sekuestron e pasurive të tyre.

Rekursi është paraqitur kundër vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) si dhe të Gjykatës së Posaçme të Apelit, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Në objektin e kërkesës përfshihet heqja e masës së sekuestros mbi pasuritë e paluajtshme, si dhe kundërshtimi i administrimit të tyre nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) pranë Ministrisë së Brendshme.

Pasuritë në fjalë, rreth 25 në total, përfshirë llogari bankare, prona të paluajtshme dhe asete të tjera, janë sekuestruar më herët nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”, ku dyshohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe shkelje gjatë privatizimit të ish-kompleksit ushtarak.

Ky është një hap tjetër ligjor i çiftit Malltezi pas rrëzimeve në shkallët e mëparshme gjyqësore. Gjykata e Lartë pritet të vendosë nëse pranon ose jo rekursin për shqyrtim në thelb.

malltezi argita pasuritë

Lini një Përgjigje