TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Tetor 2025, 13:59

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Ilir Metën

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Ilir Metën
Ilir Meta

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ka kërkuar shuarjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ dhe zëvendësimin me një masë më të lehtë sigurie.

Ish-presidenti i vendit mbahet në qeli prej muajit tetor të vitit të kaluar, pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

ilir meta

Lini një Përgjigje