TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2025, 12:55

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO jep vendimin për Ilir Metën 

Shkruar nga Pamfleti

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO jep vendimin për Ilir Metën 

GJKKO ka shtyrë për në 26 qershor seancën për kreun e PL Ilir Meta i cili ndodhet në qeli prej 21 tetorit 2024.

Meta nuk mori pjesë në seancën e GJKKO, por u përfaqësua nga avokati i tij, Kujtim Cakrani. Presidenti i PL kërkon lirinë pasi ka qëndruar për gati 8 muaj në masën e sigurisë arrest me burg.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë nën akuzë nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

"Sot prokurori ka kërkuar që akuza e lobimit nuk qëndron më. Ky është një lajm që e ka sjellë prokurori sot. Seanca u shty sepse unë kërkova që të njihem me aktet që ka sjellë prokurori.

Unë i thash gjyqtarit që jam avokati i Metës, as i Kryemadhit as i vjehrrës. Të gjithë ata u përmendën vetëm Meta jo.
Kartën e ka përdorur bashkëshortja e zotit Meta, nuk ka dalë asnjë llogari bankare në emër të zotit Meta. Pasuritë e ish presidentit Meta janë zero. Të shkojnë në hënë se mbase gjejnë ndonjë pasuri.

Nga kërkimet që ka bërë SPAK ka kërkuar në Shqipëri, në BE, SHBA ka bërë letër porosi dhe Meta nuk posedon as pasuri të luajtshme as të paluajtshme.

Po bëhet një inkuizicion ndaj presidentit të PL, për këtë duhet të shqetësoheni, ka 8 muaj në paraburgim", tha avokati i Ilir Metës. 

Lini një Përgjigje