
Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim të rekursit për ndryshim të masës së sigurisë për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.
Kujtojmë se Alla së bashku me 12 persona të tjerë, u arrestuan për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre për tenderin prej 322 milionë lekëve që përfitoi i afërmi biznesmen për ndërtimin e rrjetit të furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësit.
Bëhet fjalë për tenderin për reabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në një nga lagjet në Bulqizë.
Lefter Alla, ra në pranga më 15 mars 2023 bashkë me 12 persona, ku 7 prej tyre ish zyrtarë të bashkisë.
Ai dyshohet në bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.
Lini një Përgjigje