TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Dhjetor 2025, 12:07

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, shtyhet seanca në Apel ndaj Ilir Metës 

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, shtyhet seanca
Ilir Meta

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka shtyrë seancën e parashikuar ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Shtyrja u bë shkak i mungesës së palëve në proces, si dhe mungesës së gjyqtares së çështjes, e cila ndodhet me leje ndërsa seanca e radhës u caktua për në datën 15 dhjetor.

Kujtojmë se pak ditë më parë, më 27 nëntor, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë për lirimin e tij.

Ilir Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Ai u arrestua me urdhër të SPAK më 24 tetor 2024.

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. 

 

 

ilir meta apeli i gjkko

Lini një Përgjigje