TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shtator 2025, 11:18

Kërkon lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO-së vendos më 8 shtator për kërkesën e Ilir Metës

Shkruar nga Pamfleti

Kërkon lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO-së vendos më 8 shtator

Ilir Meta, President i PL-së, i cili prej tetorit 2024 ndodhet në qeli pas vendimeve të GJKKO-së, kërkon zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest me burg”.

Seanca ku do të shqyrtohet kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë do të mbahet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në datën 8 shtator.

Ndaj Metës, SPAK ka ngritur 3 akuza: korrupsion pasiv, falsifikim i vulave dhe stampave dhe pastrim parash.

Ju vëmë në dijeni, se më datë 08.09.2025, ora 10:00, në sallën e gjykimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar gjykimi në shkallë të dytë, i kërkesës penale, me nr. 194 regjistri themeltar, me:

Ankues: Ilir Metaj

Objekti: Ankim ndaj vendimit nr. 546, datë 13.08.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Zëvendësimi i masës së sigurimit personal të “Arrestit në burg”, për shtetasin Ilir Metaj, akuzuar për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Neni 260, i Kodit të Procedurës Penale.

Baza ligjore: Kjo gjykatë është vënë në lëvizje edhe mbi ankimin e paraqitur nga i pandehuri që ju përfaqësoni. Mosparaqitja juaj pa shkaqe te arsyeshme, do të shkaktojë zëvendësimin tuaj me mbrojtës kryesisht, të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit”, thuhet në kërkesën e paraqitur.

Lini një Përgjigje