TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Qershor 2025, 12:53

Kishin mbetur të izoluar në Izrael, evakuohen 5 shqiptarët nga zona e luftës

Shkruar nga Pamfleti

Kishin mbetur të izoluar në Izrael, evakuohen 5 shqiptarët nga

Pesë shqiptarët që kishin mbetur të izoluar në Izrael, ndërsa nisën luftimet me Iranin, janë evakuuar nga zona e luftës.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka dhënë detaje në lidhje me procesin e evakuimit .

Në një postim në rrjetet sociale bëhet me dije se MEPJ përmes ambasadave të saj ka ndjekur me vëmendje në çdo etapë evakuimin e 5 shqiptarëve nga Izraeli, të cilët kanë mbërritur shëndosh e mirë në orët e para të mëngjesit në Athinë.

3 prej tyre kanë vazhduar rrugën dhe gjenden tashmë në Tiranë ndërsa njëri kthehet sonte në mbrëmje në Shqipëri.

Personi i pestë është rezident në Greqi dhe do të qëndrojë në vendin fqinj.

Lini një Përgjigje