
Kafeja ndonjëherë i paguante punëtorët me ushqim dhe përdorej për të tymosur shisha...
Një kafene, e cila frekuentohej dikur nga Princesha Diana, ndërsa iu vendos edhe emri në nder të saj, mund të humbasë licencën pasi punësoi emigrantë të paligjshëm.
Lokali gjithashtu përdorej në mënyrë të paligjshme për të pirë shisha.
Pak para vdekjes së saj në vitin 1997, Princesha Diana i kishte dërguar një letër prekëse pronarit të kafenesë, ku shkruhej: “doja t’ju shkruaja personalisht, për t’ju falënderuar shumë për lulet e bukura që më dërguat për ditëlindje.”
Abdul-Basit Daoud, pronari, kujtoi me nostalgji se si Diana e vizitoi për herë të parë kafenenë disa ditë pasi ajo u hap.
"Ajo vetë pinte kapuçino, hante tortë, kroasanë, diçka të tillë, por ndonjëherë hante edhe mëngjes anglez", kujton pronari.
Dhjetëra fotografi të princeshës zbukurojnë muret, përfshirë një që ajo vetë e kishte dhuruar, pasi kafeneja tani është një destinacion i njohur turistik.

Por Ministria e Brendshme tani ka kërkuar që licenca e lokalit të revokohet.
Gjatë katër inspektimeve midis viteve 2019 dhe 2024, u gjetën shtatë punëtorë të paligjshëm nga Shqipëria dhe Egjipti .
Bodrumi po përdorej gjithashtu në mënyrë të paligjshme për të pirë duhan shisha.
Një emigrant kishte qenë i punësuar atje për më shumë se dy vjet, sipas një raporti të zbatimit të ligjit për imigracionin.
Punëtorë të tjerë thanë se merrnin ushqim në vend të pagës për punën e tyre.
Kjo "ngriti shqetësime në lidhje me shfrytëzimin e punës në ambientet e ndërtesës".
Një shef kuzhine u zbulua se ishte “paguar me ushqim” dhe kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me një vizë biznesi që skadoi në vitin 2015.

Pronari Daoud mbikëqyri rekrutimin, duke kontrolluar të drejtën për punë dhe statusin e imigracionit të anëtarëve të rinj të stafit.
Ai u tha oficerëve se stafi paguhej me para në dorë dhe disa merrnin ushqim falas në këmbim të punës në kafene.
Raporti i inspektorëve thoshte: “Café Diana është zbuluar duke punësuar punëtorë të paligjshëm. Ky biznes ka dështuar qartë në përmbushjen e objektivave të parandalimit të krimit dhe çrregullimit, si dhe të sigurisë publike."
Si rezultat, kafeneja u gjobit me 135,000 £ në prill për punësimin e paligjshëm të tre emigrantëve.

Klientët u gjetën gjithashtu duke pirë duhan shisha në bodrum, gjatë një kontrolleve nga policia. Ata sekuestruan 45 kuti të paetiketuara me duhan shisha.
Avokatët e pronarëve të kafenesë thanë në një letër drejtuar këshillit se “menjëherë sapo u vunë në dijeni të problemeve të raportuara, klienti ynë ndërmori veprime të shpejta dhe vendimtare duke dëbuar qiramarrësin përgjegjës për aktivitetet e paautorizuara.”
Lini një Përgjigje