TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Korrik 2026, 20:16

“Më shkatërrove jetën”, dialogu sekret mes dy legjendave çmend rrjetin (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Më shkatërrove jetën”, dialogu sekret mes dy
FRancë-Brazil

Një moment humoristik mes dy ish-bashkëlojtarëve te Reali i Madridit, Zinedin Zidan dhe Roberto Karlos, ka rikthyer në vëmendje finalen e Kupës së Botës 1998, ku Franca triumfoi 3-0 ndaj Brazilit falë, , dy golave me kokë të Zidan.

Gjatë një bisede me një gazetar, Roberto Karlos kujtoi performancën vendimtare të francezit në atë finale.

Dialogu:

Roberto Karlos:Në Botërorin e ’98-ës, ai shënoi dy gola me kokë.”

Gazetari:Dy gola. Të dy me kokë?

Roberto Karlos:Po.”

Gazetari (drejtuar Zidan):Sa gola me kokë ke shënuar në karrierën tënde?

Zinedin Zidan:Vetëm dy.”

Përgjigjja e Zidane shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, pasi nënvizoi në mënyrë ironike faktin se të vetmit gola me kokë në karrierën e tij erdhën pikërisht në finalen e Botërorit, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të futbollit.

Finalja e 12 korrikut 1998 mbetet një nga kujtimet më të hidhura për Brazilin dhe një nga momentet më të lavdishme në historinë e kombëtares franceze, me Zidan që u bë protagonisti absolut i triumfit të Francës në shtëpi.

roberto karlos zinedin zidan

Lini një Përgjigje