TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Korrik 2026, 20:38

Leçe kërkon të shtojë koloninë shqiptare, ekipi italian gati të sjellë në ekip sulmuesin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti
Leçe kërkon të shtojë koloninë shqiptare, ekipi
Arbër Hoxha

Leçe duket se është gati të shtojë edhe një tjetër futbollist shqiptar në organikën e saj. Pas Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës, klubi italian i Serisë A ka rikthyer vëmendjen tek Arbër Hoxha, me synimin për të forcuar repartin ofensiv për sezonin e ri.

Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtuesit e Leçes po monitorojnë nga afër situatën e anësorit të Kombëtares shqiptare, i cili aktivizohet me Dinamon e Zagrebit. Emri i Hoxhës ishte diskutuar edhe gjatë merkatos së janarit, por në atë periudhë klubi vendosi të mos ndërmerrte hapa konkretë për transferimin e tij.

Interesimi është rikthyer në prag të sezonit të ri, teksa Leçe synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit italian edhe për një tjetër edicion.

Sipas të dhënave të “Transfermarkt”, kartoni i 27-vjeçarit vlerësohet rreth 3 milionë euro. Megjithatë, mbetet për t'u parë se cili do të jetë çmimi që do të kërkojë Dinamo e Zagrebit për ta lënë të lirë sulmuesin shqiptar, të cilin e transferoi në janar të vitit 2024 nga Slaven Belupo për rreth 1 milion euro.

arbër hoxha sulmuesi shqiptar leçe

Lini një Përgjigje