TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2025, 11:56

Kodi i ri Penal, kryetarja e Kushtetueses: Ligji penal duhet të jetë parzmore për qytetarin, jo shpata e shtetit!

Shkruar nga Pamfleti
Kodi i ri Penal, kryetarja e Kushtetueses: Ligji penal duhet të jetë
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj

Këtë të premte, më 25 korrik, u prezantua drafti i parë i Kodit të Ri Penal i realizuar pas një pune disavjeçare nga një grup ekspertësh.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, e cila foli në prezantimin e draftit për Kodin e Ri penal, duke theksuar se suksesi i këtij kodi do të varet jo nga tekstet ligjore, por nga zbatimi real dhe me përkushtim i parimeve kushtetuese dhe njerëzore.

“Ligjet nuk mban mend për mënyrën se si janë shkruar, por për mënyrën se si zbatohen.”, tha ajo.

Zaçaj theksoi se Kushtetuta është kufiri dhe themeli mbi të cilin duhet të ndërtohet çdo normë penale, ndërsa të drejtat, liritë dhe garancitë kushtetuese janë telajoja ku shkruhen këto norma.

“Vetë normat penale janë tregues i nivelit të qytetarisë së një kombi,” , deklaroi Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë tryezë, ku morën pjesë krerët më të lartë të institucioneve të shtetit, drejtues të organeve të drejtësisë, ambasadorë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, Zaçaj nënvizoi rolin e Gjykatës Kushtetuese duke theksuar se kjo Gjykatë nuk qeveris dhe as nuk harton ligje.

“Detyra e saj është të ruajë Kushtetutën dhe të sigurojë që çdo ligj të matet me standardin më të lartë të drejtësisë.”

“Ju siguroj se kjo Gjykatë nuk është tërhequr kurrë nga kjo përgjegjësi dhe nuk do të tërhiqet as në të ardhmen.” përfundoi fjalën e saj Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese. 

 

kodi i ri penal

Lini një Përgjigje