
Për gjyqtaren Majlinda Dogga, janë bërë 210 denoncime, për abuzime të rënda me dosjet gjyqësore, nga të cilat u futën për hetim vetëm 33 dosje, por dhe këto i hoqi nga procesi i vettingut, megjithëse ka favorizuar zyrtarë hajdutë, grabitës pronash, vrasës, përdhunues e trafikantë droge...
Më 19 dhjetor 2022, treshja e famshme e komisionit të vettingut, Suela Zhegu, Etleda Çiftja e Alma Faskaj, lanë në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Majlinda Dogga, duke shpërfillur provat e shumta për abuzimet me detyrën, pasuritë korruptive nga pazaret me vendimet gjyqësore dhe lidhje me eksponentë të botës së krimit.
Por, ndaj këtij vendimi klientelist e në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe ligjit të vettingut, ka reaguar Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i cili nëpërmjet një raporti zyrtar, ka evidentuar abuzimet e gjyqtares Majlinda Dogga dhe fshehjen fakteve nga trupa gjyqësore e vettingut.
Në raportin, që Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka hartuar dhe dorëzuar të Ambasada e SHBA dhe BE, thuhet se hetimi i vettingut për subjektin e rivlerësimit, Majlinda Dogga, gjyqtare e Tiranës, ka kaluar pozitivisht ri-vlerësimin për pasurinë, figurën, aftësitë profesionale dhe zbatimin e ligjit gjatë ushtrimit të detyrës, kur ajo është “blozë” në 3 kriteret.
Relatimi për kriterin e pasurisë korruptive dhe pa-ligjshmërisë së vendimeve, zuri pjesën kryesore të vettingut për gjyqtaren Majlinda Dogga, sipas raporteve ILDKPI, Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar, Këshillit Gjyqësor, Prokurorisë e denoncimeve të qytetarëve.
Sipas raportit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ndryshe nga të dhënat e institucioneve investiguese e ligj-zbatuese, që kanë paraqitur “qelibar” gjyqtaren “llum” Majlinda Dogga, është konstatuar mungesë e burimeve të ligjshme për pasuritë dhe llogaritë bankare që ka.
Më konkretisht, bashkëshorti Dhimitër Dogga, mësues fiskulture në Vorë, ka deklaruar pasuri, llogari bankare e transaksione financiare, që nuk përputhen me të ardhurat e tij zyrtare, madje i ka shtuar dhe pas daljes në pension.
Ndërsa vajza, Erinda Dogga, ish-shefe sektori te Bashkia e Tiranës dhe tani shefe të Drejtoria Transportit Rrugor të Shqipërisë, ka qarkulluar vlera të mëdha financiare cash jashtë sistemit bankar; madje një nga faktet, është se bashkëshorti i gjyqtares, ka blerë makinë te një person i gjykuar penalisht nga gjyqtarja Majlinda Dogga, në kohën kur ai ishte në proces gjykimi dhe është shpallur i pafajshëm.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, konstatoi dhe ka raportuar, se për gjyqtaren Majlinda Dogga, janë bërë 210 denoncime në komisionin e vettingut, për abuzime të rënda me dosjet gjyqësore, nga të cilat u futën për hetim vetëm 33 dosje, për dhe këto i hoqi nga procesi i vettingut.
Por trupa gjyqësore e vettingut, nuk i trajtoi abuzimet e këtyre dosjeve gjyqësore, ku kishte dhe vendime, ku vërtetohet se gjyqtarja Majlinda Dogga, ka favorizuar eksponentë të botës së krimit, zyrtarë hajdutë, grabitës pronash, vrasje, përdhunime e trafik droge.
Për të shpëtuar nga shkarkimi gjyqtaren Majlinda Dogga, trupa e komisionit të vettingut, u urdhërua nga qarqet politike, oligarkike e kriminale dhe shtyu e dha ilegalisht vendimin më 19 dhjetor 2022, duke e lënë në detyrë me fshehje provash./Pamfleti

Lini një Përgjigje