TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Korrik 2026, 21:08

Drejtoi ndeshjen Egjipt–Argjentinë, FIFA përjashton arbitrin Letexier nga Botërori

Shkruar nga Pamfleti

Drejtoi ndeshjen Egjipt–Argjentinë, FIFA përjashton arbitrin

FIFA ka larguar nga pjesa e mbetur e Kupës së Botës arbitrin francez, François Letexier, i cili u vu në qendër të polemikave pas ndeshjes Egjipt–Argjentinë në fazën e 1/8-ave. FIFA ka vendosur që arbitri francez François Letexier të mos drejtojë më ndeshje në fazën e mbetur të Kupës së Botës. Vendimi vjen pasi Franca siguroi kualifikimin në gjysmëfinale dhe nuk lidhet me polemikat që pasuan ndeshjen Egjipt-Argjentinë në fazën e 1/8-ave.

Rregullorja e komitetit të arbitrave të FIFA-s parashikon që gjyqtarët nga vendet që arrijnë në gjysmëfinale të përjashtohen automatikisht nga drejtimi i ndeshjeve të mbetura. Qëllimi i kësaj mase është ruajtja e paanshmërisë së garës dhe shmangia e çdo konflikti të mundshëm interesi.

Për të njëjtin shkak janë larguar edhe arbitri tjetër francez Clément Turpin, si edhe gjyqtarët që përfaqësojnë Spanjën, Argjentinën dhe Anglinë, katër kombëtaret që kanë siguruar një vend në gjysmëfinale.

Ndryshe nga Letexier dhe Turpin, Jérôme Brisard do të vijojë të jetë pjesë e turneut vetëm në rolin e arbitrit të sistemit VAR. Gjatë këtij Botërori ai nuk ka drejtuar asnjë takim si arbitër kryesor, por ka qenë i angazhuar ekskluzivisht në dhomën e videos.

FIFA ka sqaruar se përjashtimi i Letexier nuk përbën masë disiplinore, por është rezultat i zbatimit të rregullores së turneut.

Lini një Përgjigje