
Një zjarr i rënë në një apartament në Korçë i ka marrë jetën 74-vjeçarit Urim Hysolli, ndërsa banorët e tjerë të pallatit janë evakuuar.
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një apartament pranë pastiçeri “Tasho” në qytetin e Korçës, ku si pasojë e flakëve ka humbur jetën një 72-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Urim Hysolli, i cili ndodhej brenda banesës së tij në momentin kur ka rënë zjarri. Pavarësisht ndërhyrjes, i moshuari nuk ka mundur dot të shpëtojë pasi është asfiksuar.
Pas përhapjes së tymit në ambientet e pallatit, banorët e tjerë janë evakuuar nga forcat zjarrfikëse për të shmangur rrezikun dhe për t’u garantuar siguria ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë.
Zjarrfikësit vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet e para për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e një pakujdesie, por shkaku përfundimtar do të përcaktohet pas përfundimit të hetimeve.
"Rreth orës 15:45, në lagjen nr. 15, Korçë, në katin e parë të një pallati, dyshohet se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit U. H., rreth 72 vjeç.
Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë shtetasi U. H., i cili ndodhej në banesë.
Shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit, si dhe shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje