TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shtator 2025, 09:18

Kontrolle me dron në Shkodër, ndëshkohen 13 shoferë për shkelje të rrezikshme në trafik

Shkruar nga Pamfleti
Kontrolle me dron në Shkodër, ndëshkohen 13 shoferë për
Kontrolle me dron në Shkodër

Shërbimet e Policisë Rrugore në Shkodër kanë shtuar kontrollet dhe monitorimin në akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Gjatë monitorimeve të vazhdueshme, të kryera edhe me dron, në rrugët “Shkodër–Hani i Hotit” dhe “Koman–Shkodër”, janë konstatuar 13 drejtues automjetesh duke kryer shkelje me rrezik të lartë për përfshirje në aksidente. Ata janë ndëshkuar me masa administrative që variojnë nga 5 000 deri në 15 000 lekë.

Policia thekson se parakalimet e gabuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimi në gjendje të dehur, përbëjnë ndër shkeljet më të rrezikshme për jetën e përdoruesve të rrugës.

 Policia Rrugore e Shkodrës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, duke theksuar se kontrollet do të vijojnë me intensitet.

 

kontrolle me dron në shkodër

Lini një Përgjigje