Aktualitet11 Maj 2023, 14:30

Kontrolli i vilës në Hamallaj, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arben Ahmetajt

Shkruar nga Pamfleti

Kontrolli i vilës në Hamallaj, Gjykata e Lartë rrëzon

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-ministrit Arben Ahmetaj për sekuestrimin e vilës në Hamallaj, vilë në pronësi të bashkëjetueses. Ahmetaj ankimoi vendimin duke e cilësuar të jashtëligjshëm kontrollin, por gjykata ka lënë në fuqi vendimet e dy shkallëve të tjera.

Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda, shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim të parash dhe përftimit të paligjshëm të interesave. Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj.

Në kuadër të hetimeve, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar për kontroll në disa nga pasuritë në emër të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe të bashkëjetuese Erjola Hoxha. Gjatë kontrollit tek vila në zonën e Hamallajt, u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente. Pas këtij kontrolli SPAK ka marrë vendimin për të sekuestruar 2 vila në kuadër të hetimit ndaj ish-zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj. U vendos sekuestro preventive për vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-ministrit, Albina Mançka si dhe vilën në Hamallaj në pronësi të bashkëjetueses Erjola Kodra.

gjykata e larte ahmetaj hamallaj