Aktualitet10 Korrik 2023, 19:16

Kush e ka radhën pas Ahmetajt? Paralajmëron Ngjela: Këtë herë SPAK do të godasë djathtas

Shkruar nga Pamfleti

Kush e ka radhën pas Ahmetajt? Paralajmëron Ngjela: Këtë

Avokati Spartak Ngela ka deklaruar se SPAK do të nisë të godas edhe djathtas, duke lënë të nënkuptohet se do të ketë arrestime dhe nga opozita.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se SPAK-u drejtohet nga amerikanët dhe shtoi se kjo është një skemë e SHBA-së.

Ai gjithashtu komentoi edhe dekretimin e Taulant Ballës nga Presidenti si Ministër i Brendshëm, për të cilin tha se duhej të ishte emëruar më parë, pasi sipas tij ai nuk është i korruptuar.

Balla ishte në karrierë prej kohësh që të ishte Ministër i Brendshëm, por e lanë nën hije. Ka një gjë, Balla nuk është i korruptuar. Opozitë deri tani në Shqipëri do të thotë gënjeshtër.  Jo çdo gjë është provë. Mendoj se SPAK tani do fillojë punën djathtas, sepse Rama nuk mund të arrestohet. SPAK e drejton SHBA.   Skema amerikane me SPAK kërkoi dhe kërkon që të shpëtojë Shqipërinë nga krimi i organizuar dhe nga korrupsioni. SPAK deri më tani është marrë me shtresa të ulëta. Për Ahmetajn do shohim votat në Kuvend, nëse mbrohet në Kuvend, kot sa lodhet SPAK”, tha ai.

ngjela spak ahmetaj