TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Korrik 2026, 17:16

Antoneli triumfon në Belgjikë, italiani nis shkëputjen në krye të kampionatit të Formula 1

Shkruar nga Pamfleti
Antoneli triumfon në Belgjikë, italiani nis shkëputjen në
Piloti italian, Kimi Antoneli

Piloti italian Kimi Antoneli fitoi pasditen e së dielës Çmimin e Madh të Belgjikës në Formula 1, raundin e dhjetë të sezonit, duke regjistruar një tjetër sukses të rëndësishëm me Mercedes. Falë kësaj fitoreje, 19-vjeçari ka rritur në 45 pikë diferencën me ndjekësin më të afërt në renditjen e përgjithshme.

Gara në pistën belge ishte mjaft e luftuar, me katër pilotë të ndryshëm që morën kryesimin në momente të ndryshme. Megjithatë, Antoneli arriti të kalonte në vendin e parë 10 xhiro para fundit dhe e mbrojti me sukses pozicionin përballë sulmeve të Sharls Lëklerk me Ferrari. Piloti nga Monako u detyrua të kënaqej me vendin e dytë.

Podiumi u plotësua nga Maks Vershtapen me Red Bull, i cili zhvilloi një garë solide dhe la pas Luis Hamiltonin me Ferrari. Britaniku e mbylli garën në vendin e katërt, ndërsa një penalitet prej pesë sekondash i marrë në fazën e hershme të garës i kushtoi mundësinë për të luftuar për një vend në podium.

I pafat ishte Xhorxh Rasëll me Mercedes, i cili u përfshi në një kontakt me Hamilton që në nisje dhe u detyrua të braktiste garën. Pas këtij rezultati, Hamilton ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit të përgjithshëm, ndërsa Antoneli feston fitoren e tij të gjashtë këtë sezon.

Në vendin e pestë u rendit Oskar Piastri me MekLaren, i ndjekur nga Isak Hadjar me Red Bull dhe kampioni në fuqi i botës, Lando Norris, me MekLaren, i cili e mbylli garën në vendin e shtatë. Në zonën e pikëve përfunduan gjithashtu Gabriel Bortoleto, Arvid Lindblad dhe Franko Kolapinto.

 

kimi antoneli piloti italian çmimi i madh i belgjikës

Lini një Përgjigje