![]()
Spanja po përballet me një valë zjarresh masive që kanë përfshirë disa rajone të vendit, duke djegur mbi 280 mijë hektarë tokë dhe duke detyruar qindra banorë të evakuohen.
Vatra më e madhe ndodhet rreth 100 kilometra në veri të Madridit, në rajonin e Guadalajarës, ku flakët janë përhapur me shpejtësi në parkun natyror Sierra Norte. Autoritetet e kanë cilësuar situatën si shumë të rëndë, ndërsa deri tani nuk raportohen viktima.
Në operacionet për shuarjen e zjarrit janë angazhuar rreth 350 zjarrfikës dhe ushtarë të Njësisë Ushtarake të Emergjencës, të mbështetur nga 25 avionë zjarrfikës.
Një nga zonat më të goditura është La Mierla, ku zjarri ka përfshirë rreth 5.400 hektarë dhe ka detyruar rreth 600 banorë nga 12 lokalitete të largohen nga shtëpitë e tyre.
Një tjetër zjarr i madh po vazhdon edhe pranë Zaragozës, në verilindje të vendit. Sipas autoriteteve rajonale, flakët nuk janë vënë ende nën kontroll dhe deri tani kanë shkrumbuar afro 160 mijë hektarë tokë.
Pavarësisht përmasave të zjarreve, deri më tani nuk është raportuar për viktima, ndërsa autoritetet vijojnë betejën për të frenuar përhapjen e flakëve.
Lini një Përgjigje