Aktualitet 3 Tetor 2023, 21:58

Kush i kërcënon gjyqtarët? Ish-prokurori: Drejtësia është goditur më shumë nga politika sesa nga krimi

Shkruar nga Pamfleti

Kush i kërcënon gjyqtarët? Ish-prokurori: Drejtësia

I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka tronditur jo pak kur u mësua se sy prokuroret, Doloreza Musabelliu e SPAK-ut dhe Merita Selimi e Lushnjës, kanë qenë në shënjestrën e grupit famëkeq të Laert Haxhiut.

Pikërisht kjo çështje ishte kjo tema e diskutimit në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News”, ku paneli i të ftuarve komentoi mbi këto sirena alarmi mbi atë që pritet nga institucionet e drejtësisë.

Ish-prokurori Gentian Ternova theksoi se nuk ka marrë kërcënime të drejtëpërdrejta. Ai tha më tej se drejtësia është goditur më shumë nga politika sesa nga krimi.

“Por mendoj se e keqja e reformës dhe sistemit të drejtësisë vjen nga politika. Është ajo që e ka goditur më shumë përmes sulmeve politike, ka bërë që sistemi i drejtësisë të mos jetë aty ku duhet.

Krimi dhe mafia gjejnë terrenin e duhur kur politika ia krijon. Denigrimi gjatë këtyre viteve ka ndodhur pikërisht nga politika”, u shpreh ish-prokurori Ternova.

gjyqtare drejtesi poltike krim