Pas protestave për ujin, një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në Tragjas...
Kushdo që i del kundër Edi Ramës, është i destinuar të përvëlohet në “Ferr”. Nëse Babloku e do një gjë, askush nuk duhet t’i dalë kundër, pasi bandat, oligarkët dhe mafia e tenderëve të shkatërron shtëpi e katandi.
Ky është fati i keq i banorëve të Tragjasit, të cilët mbrëmjen e sotme po vuajnë pasojat e luftës që kanë bërë për të mbrojtur ujin e banesave të tyre. E vetmja që që u ka mbetur atyre është uji dhe qeveria kërkon tua marrë me metoda mafioze.
Një zjarr i dyshimtë me përmasa të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në Tragjas. I ndihmuar dhe nga era e fortë, zjarri po përparon me shpejtësi.
Siç duket edhe nga pamjet, flakët kanë përpirë një sipërfaqe shumë të madhe, ndërkohë që për shumë kohë nuk ka pasur asnj ndërhyrje. Forcat zjarrfikëse janë kujtuar me vonesë, vetëm në momentin kur e gjithë kodra skuqte nga flakët.
Por rënia tani e këtij zjarri është shumë e dyshimtë. Pasi u morën ujin, duket se tani po u vënë zjarrin.
Banorët e Tragjasit, prej disa kohësh protestojnë kundër ndërtimit të ujësjellësit ri. Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka hedhur 7 mln euro për të marrë ujin e Tragjasit dhe ta çojë deri në Orikum. Banorët janë përplasur fort me policët. Në protestën e 4 marsit, pati dy orë tensione dhe konflikte të forta.
Protestuesit shprehen se nuk do të lejojnë shtrirjen e tubacioneve për marrjen e ujit në burimin e Izvorit pasi ekonominë familjare e kanë bazuar pikërisht në këtë burim, me të cilin vadisin tokat bujqësore. Së fundmi në zonë po zhvillohet dhe agroturizmi. Sipas tyre, Ministria e Infrastrukturës duhet të investonte për të furnizuar me ujë të pijshëm banorët e kësaj zone dhe jo resortet në anën tjetër të bregut.
Por duket se tani kanë hyrë në lojë bandat. Teksa banorët nuk lejojnë ndërtimin e ujësjellësit, tani u kanë vënë zjarrin. Zjarri ka përmasa të frikshme dhe shpresojmë mos të ketë pasoja te banorët. Por duket se një gjë e tillë “bie erë”. /Pamfleti
Lini një Përgjigje