Aktualitet13 Qershor 2024, 22:07

“Kush vlerëson SPAK, turpëron fjalën baxhellë”, analisti: Uroj që Meta të mos e kishte për të shoqen, ja loja që po bën

Shkruar nga Pamfleti

“Kush vlerëson SPAK, turpëron fjalën baxhellë”,

Analisti Arian Curri ka folur lidhur me deklaratën e sotme të kreut të PL-së Ilir Meta ndaj bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit.

Meta tha se “nëse ka në këtë sallë nga ata që vlerësojnë SPAK, turpërojnë fjalën baxhellë”.

Ndërsa Curri u shpreh se uron që me këtë deklaratë të mos i jetë drejtuar Kryemadhit, pasi ditën e djeshme u shpreh se nuk pajtohet me të shoqin për sulmet ndaj SPAK.

Analisti shprehet me bindje se kjo është një lojë mes tyre, pasi sipas tij Meta e di se për të do kërkohet masë më e rreptë, ndërsa për Monikën do të merret masë më e lehtë.

“Uroj që të mos i jetë dedikuar të shoqes, sepse dje e shoqja kishte vlerësim për SPAK. Unë e besoj se kjo është strategji. Ndarjen nuk janë ndonjë gjë e madhe njëherë, i bëjnë rëndomtë për të rregulluar një situatë ose një tjetër.

Besoj se çifti politik janë duke luajtur një tragjedi Shekspiriane që të shpëtojnë veten nga ‘dënimi në opinionin publik. Nuk e ke idenë ky popull se sa vdes për këto sherret në shtëpi, a ia dredh më ke ia dredh, ai i ke harxhuar lekët, për çfarë.

Meta që ka drejtuar këtë vend nuk ka drejtuar dot gruan e tij sesi ka harxhuar lekët. Ata kanë një strategji me njëri-tjetrin kush do ta mbajë përgjegjësinë. Sa më shumë të dalë që Monika ka harxhuar lekët dhe Meta nuk dinte gjë, Meta lehtësohet. E kanë reale sherrin me njëri-tjetrin apo jo? Se Monika nga ana e saj e merr me të mirë SPAK, Meta e sulmon. Meta e di se për të do kërkohet masë më e rreptë, ndërsa për Monikën mendojnë ata që do merret masë më e lehtë”, tha Curri për “TCH”.