Aktualitet13 Qershor 2024, 22:00

Sejamini zbulon lojën e Ramës me kthimin e vulës te Berisha!

Shkruar nga Pamfleti

Sejamini zbulon lojën e Ramës me kthimin e vulës te Berisha!

Për analistin Neritan Sejamini vendimi i Gjykatës së Apelit për ta kthyer vulën te Berisha, është në favor të Ramës.

Ai deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se me këtë që ka bërë Rama, kontribuon më tepër në fragmentimin e ardhshëm të opozitës në zgjedhjet e ardhshme.

Mund të besohet edhe varianti që tre gjyqtarë të mirë dhanë drejtësi, kjo është një altrenativë. E di që është pak e besueshme për disa njerëz, por ka ardhur momenti që të jemi pak optimistë. Por për mua ka disa elementë politikë. E para, jemi para zgjedhjeve dhe mendoj se personalisht Ramës i intereson një PD me emër dhe me vulë sesa një PD me emër dhe pa vulë, e cila do të detyrohet të hyjë në një koalicion të detyruar, për forcë me PL dhe partitë e tjera.

Gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë Ramës nga pikëpamja elektorale është që gjithë opozita të futet në një listë të vetme elektorale dhe nëse PD e Berishës të mos merrte identitetin dhe vulën e vet do të ishte detyruar që kjo dhe Partia e Lirisë të bënin një listë elektorale që do të përmbante koalionin më të madh, më të fortë kundër Ramës. Mund të mos mjaftonte, por kjo do të ishte alternativa më e fortë përballë tij. Me këtë që ka bërë Rama kontribuon më tepër në fragmentimin e ardhëm të opozitës në zgjedhjet e ardhshme”, tha Sejamini.