
Kushtetuesja ka vendosur dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin e të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) për sekuestrimin e disa pasurive te ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.
Kushtetuesja ka vendosur dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, teksa argumenton se Ahmetjat i cenuar e drejta e pronës dhe e drejta për të patur vendim gjyqësor të arsyetuar.
“Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr. 296, datë 17.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nr. 37, datë 10.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2023-20248, datë 07.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për shkak të cenimit të së drejtës së pronës së kërkuesit dhe të së drejtës për të patur vendim gjyqësor të arsyetuar. 2. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në rrugën "Kreshnik Çollaku", një llogarie bankare dhe një depozite në një bankë të nivelit të dytë dhe e dërgon çështjen edhe njëherë për gjykim në Apelin e Posaçëm.
“Shfuqizimin e vendimeve nr. 37, datë 10.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2023-2048, datë 07.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në pjesën që lidhet me sekuestrimin e pasurive:
- Apartament me nr. xxx, rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë. /- Llogari bankare nr. xxx, pranë Intesa SanPaolo Bank./ - Depozitë nr. xxx, pranë Intesa SanPaolo Bank”, thuhet më tej në vendimin e Kushtetueses.
Kujtojmë që ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj ankimoi në Gjykatën Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses. Ai kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, të lëna në fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lartë.
Sipas ankimit, kontrollet janë në papajtueshmëri me ligjin dhe antikushtetuese, pasi nuk ka patur autorizim nga Kuvendi, sepse në njërën nga banesat jetonte edhe vetë
Mbrojtja rëndit katër pika pse e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave. Nga Kushtetuesja Ahmetaj kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Apel.
Arben Ahmetaj është nën hetim për një sërë akuzash që lidhen me pasurinë e tij. Deri tani, i janë sekuestruar 4 apartamente, 2 vila dhe një llogari bankare.
Ahmetaj, i cili u largua nga Shqipëria para firmosjes së urdhër-arrestit, është shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej 24 korrikut 2023.
Ai akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, si dhe për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, dhe për “pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetues:
1.Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr. 296, datë 17.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nr. 37, datë 10.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2023-20248, datë 07.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për shkak të cenimit të së drejtës së pronës së kërkuesit dhe të së drejtës për të patur vendim gjyqësor të arsyetuar. 2. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
2. Shfuqizimin e vendimeve nr. 37, datë 10.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2023-2048, datë 07.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në pjesën që lidhet me sekuestrimin e pasurive:
- Apartament me nr. xxx, rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë.
- Llogari bankare nr. xxx, pranë Intesa SanPaolo Bank.
- Depozitë nr. xxx, pranë Intesa SanPaolo Bank.
3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
4. Anonizimin e të dhënave personale në tekstin e vendimit që publikohet.
Lini një Përgjigje