TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Qershor 2023, 18:08

“Ky i shkreti ka pje*dhur nga trutë”, Ilir Demalia dhe Edmond Spaho sherr në distancë: Je uturak i Marshallit!

Shkruar nga Pamfleti

“Ky i shkreti ka pje*dhur nga trutë”, Ilir Demalia dhe Edmond

Analisti Ilir Demalia dhe deputeti demokrat Edmond Spaho janë përplasur sot në distancë. Demlia dje pati një debat në studio me zëdhënësin e Fredi Belerit, i cili braktisi emisionin. Por Spaho reagoi duke e sulmuar.

“Ky i shkreti është pjerdhur nga trutë. Të atin e kishte këlysh të Sigurimit të Shtetit. Tani na çan me nder bythën”, shkruante Spaho.

Por pasdite ka ardhur dhe reagimi i Demaliajt. Ky i fundit e quan “Uturak të Berishës”, teksa i kërkon që të kërkojë dosjen e Sigurimit te Autoriteti i Dosjeve.

Reagimi i Ilir Demaliajt

Uturaku Marshallit

Sapo po u zgjova në mëngjes, hap telefonin dhe shikoj rreth 20 mesazhe në tel. Të gjitha të njëjtin tekst: Te ka sulmuar Edmond Spaho!!! Në fillim nuk po më binte ndërmend kush është Edmond Spaho, pastaj u kujtova që është një nga këto prurjet ruraliste të demo(n)kracisë së pas 90, "profesori" apo  uturaku i Marshallit në Parlament.

Kishte bërë një status ku shkruante: " Ky i shkreti është pjerdhur nga trutë. Të atin e kishte këlysh të Sigurimit të Shtetit. Tani na çan me nder bythën." Bashkëngjitur me një debat që kisha dje me Qirjo Dhuli Palikarin në lidhje me Qirjon tjetër Beleri's njeriun e masakrës së Peshkëpise ne 1994 ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë dhe këta "sovranistët" e partisë së "profesorit" dhe doktorit e vendosën kandidat të kualicionit Bashkë Fitojmë.

Pas fjalës Sigurimi Shtetit, nuk duhet pikë "profesor" por presje se vazhdon fjalia.  Aman të keqen se je dhe "profesor" dhe mos e pshurr "titullin e lartë të profesorit dhe deputetit."

Merresh me tim atë që ka 15 vjet që është larguar nga kjo jetë, nuk kam problem, merruni me mua, me tim atë dhe me vëllain tim dhe me nënën time dhe kjo e larguar nga kjo jetë  se eshtrat e qenit të ngordhur do gjeni. Herë tjetër para së të flasësh për tim atë, shko te doktori, Marshalli  dhe pyete për tim atë se e njeh mire dhe im atë e ka njohur mirë Marshallin. Ju vazhdoni të keni formim komunist me luftë klasash se kështu jeni gatuar brumosur dhe damllosur nga lideri juaj Doktori.

Ti shkruan  për tim atë "këlysh i Sigurimit..".  Ti ngatërron detyrat! Këlyshët e Sigurimit ishin spiunët e sigurimit që rekrutoheshin me dosje sipas detyrës që i caktonin, bashkëpuntor, rezident, agjent ... edhe për këtë pyete Marshallin se e di Marshalli çfarë di unë.

Ata këlyshët e Sigurimit, pra spiunët i ke tek partia ku ti shërben si uturak i Marshallit, që prej krijimit të saj, qe me liderin studentor e deri si parti që doli nga zyrat e Komitetit Central e ti asokohe ishe ndoshta në Devoll me skuadrat vullnetare të shkelësve të kufirit.

Unë kurrë nuk kam mohuar apo fshehur së ç'punë ka bërë im atë pra në Ministrinë e Brendshme pas studimeve që kreu në Lenigrad sot ST Petesburg për kundërzbulim, as kur dha dorëheqje për "arsye shëndetësore" në vitin 1971. Pyete Doktorin se di mirë këtë.  Ashtu si as nuk kam mohuar tim atë kur u arrestua më 11 janar 1975 për Agjitacion e Propagandë. Nuk po zgjatem me pasojat dhe vuajtjet e familjes se ja u kemi lënë ju ato, ju që vidhni gjithçka, sidomos ju që vërshuat pas 1990 si "luftëtarë të rrëzimit komunizmit."

U munduan disa uturakë të shkrimtarit IS që kishin qenë drejtor të Arkivit Ministrisë Brendshme të gjenin diçka për tim atë, por gjetën eshtrat e qenit të ngordhur. Im at as nuk i ka shkaktuar njeriu dramë, as ka qenë shkaktar i burgosjes apo interrnimit dikujt dhe as nuk i ka venë dorë dikujt. Në të kundërt ka ndihmuar njerëz. Edhe në gjyq doli e vetëm e nuk ngatërroi njeri.

Unë e kam hapur dosjen e tim ati dhe timen, pra bab e bir ndjekur nga Sigurimi Shtetit me 2A deri në prill 1991 dhe me përgjim të telefonit të shtëpisë megjithëse unë isha larguar nga Shqipëria në korrik 1990 kur ti ndoshta atë kohë ishe me vullnetarët e Enverit për të ardhur në Tiranë për të mbrojtur monumetin e Enverit ashtu siç mbron sot doktorin.

Për mos e zgjatur me ty se nuk ke asnjë vlerë dhe integritet përpos se uturak i Marshallit, bëj një gjë që të çlirosh veten nga akuzat se ke qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, shko tek Autoriteti Dosjeve të Sigurimit dhe merr një vërtetim që nuk ke qenë bashkëpunëtor apo ke pasur lidhje përfitimi nga Sigurimi.

Ti më kujton personazhiun fshatar të Balzakut që kishte zbritur në Paris, ku shkruan, "se pas çdo qoshe muri hapej veshi i fshatarit si lepjetë rrushi që përgjonte ..."

Unë të shkruaj fakte ti bën bla-bla-bla si uturak.

Vazhdoni kështu se veç neveri ngjallni tek njerëzit.

demalia spaho

Lini një Përgjigje