Aktualitet12 Tetor 2023, 10:08

Largimi i Ervin Hodos, prezantohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës

Shkruar nga Pamfleti
Largimi i Ervin Hodos, prezantohet drejtori i ri i Policisë së
Edmond Sulaj

Në Shkodër u prezantua këtë të enjte kreu i ri i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Edmond Sulaj. Ai zëvendëson në këtë detyrë Ervin Hodajn.

“Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me qëllim dhënien e impulseve të reja, në drejtim të zbulimit dhe të dokumentimin të krimeve të rënda, Ervin Hodaj, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, transferohet dhe emërohet Drejtor për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Edmond Sulaj transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër“, thuhet në një njoftim për mediat nga policia e Shkodrës.

Sulaj u prezantua nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga.

Ky i fundit ka vlerësuar punën shumë të mirë të bërë nga drejtor Hodaj, duke vlerësuar integritetin profesional dhe moral të tij, si dhe ka theksuar se kjo punë duhet të çohet më tej, nga drejtori i ri Sulaj, i cili gjithashtu është një drejtues karriere, që ka treguar integritet të lartë moral dhe profesional, gjatë kryerjes së detyrave të mëparshme në Policinë e Shtetit.

edmond sulaj shkodër