TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2026, 07:30

Dorëzimi i “The Albanian Files” në SPAK, Beci: Protestuesit ia lanë topin në derë Prokurorisë

Shkruar nga Pamfleti

Dorëzimi i “The Albanian Files” në SPAK, Beci:

Gazetarja Klodiana Lala dhe avokati Eugen Beci, komentuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dorëzimin e librit ‘The Albanian Files” nga aktivistët një ditë më parë në SPAK, me qëllimin që të hetohet lidhja e qeverisë së Ramës me arkitektët nga mbarë bota të përfshirë në mbi 500 projekte në Shqipëri.

Ata deklaruan se ende nuk ka një kallëzim penal dhe se lëvizja është simbolike, por mund të shërbejë një nisjes e një hetimi nga prokurorët.

Biseda:

Klodiana Lala: Nuk ka ende një kallëzim penal. Është duke u punuar një kallëzim, por nuk është depozituar. Aktivistët thanë se do të depozitojnë përmes postës.

Dje aktivistët mbërritën dje në Prokrorinë e Posaçme dhe e dorëzuan te recepsioni, por nuk ka një reagim nga Prokuiroria, por që të vihet në lëvizje duhet të ketë një kallëzim.

Libri ishte i firmosur në çdo faqe nga aktivistët.

Eugen Beci: Është simbolikë, nga pikëpamja e protestës. Protestuesit simbolikisht ia kanë lënë topin në derë Prokurorisë së Posaçme. Dosje nisen edhe nga një kronikë, nga një lajm, nga një indicie që mund të mos jetë kallëzim konkret.

Libri luan rolin e një informacioni publik që prokurorët duhet ta vlerësojnë dhe të shohin nëse ka indicie ose jo.

Nëse një pjesë e protestuesve bëjnë një kallëzim formal, Prokuroria e Posaçme duhet të japë një përgjigje, pra gjysma e rrugës është bërë.

Pra nuk mund të shërbejë vetëm kallëzimi formal, por edhe një libër, apo emision për të ngritur alarmin te prokurorët që mund të ketë vepra penale të cilat mund të përbëjnë risi dhe shkak për të nisur një procedim penal.

Lini një Përgjigje