Aktualitet22 Nëntor 2023, 13:32

Largimi masiv i kuksianëve drejt Anglisë, kryebashkiaku josh emigrantët: Taksa falas për bizneset nëse ktheheni

Shkruar nga Pamfleti

Largimi masiv i kuksianëve drejt Anglisë, kryebashkiaku josh

Me marrjen e detyrës, kryetari i Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj ka menduar të shërojë një nga plagët më të mëdha që përballet qyteti që ai drejton, atë të largimit masiv të qytetarëve drejt Britanisë së Madhe.

Prestigjiozja britanike Daily Express ka intervistuar kryebashkiakun socialist, i cili shprehet se do të ofrojë taksa falas për çdo emigrant kuksian në Mbretërinë e Bashkua që do të hapë një biznes në Kukës.

‘Kushdo që kthehet nga Anglia dhe fillon një biznes të ri nuk do të paguajë taksa për dy vjet si një mënyrë për t'i ndihmuar ata të fillojnë një jetë të re në Kukës dhe të ndihmojnë në zhvillimin e turizmit.’ – tha Halilaj për Daily Express.
Ndër të tjera socialisti tha se në projektin e tij po asiston edhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, përmes Ambasadës së saj.

Halilaj po përpiqet të joshë qytetarët kuksianë të kthehen në Kukës, ndërsa gjysma e popullsisë së rajonit verilindor është larguar pas vitit 1990.

 

largimi masiv i kuksianëve kryebashkiaku josh emigrantët