Aktualitet22 Nëntor 2023, 13:05

Në 4 vite, Luci i Bablokut ka qarkulluar 31 milionë Euro mallra pa TVSH, por ka zhvatur taksën 20% me letra false

Shkruar nga Pamfleti

Në 4 vite, Luci i Bablokut ka qarkulluar 31 milionë Euro mallra pa

Për afro 2 miliardë Euro pasuri shtetërore që ka grabitur, dhe për krimin financiar të mashtrimit e vjedhjes së taksës TVSH në vlerë miliona Euro, SPAK ka prova që e detyrojnë ta thërrasë për sqarime peshkatarin Luc…

Deri tani, nëpërmjet dukumenteve zyrtare që ka publikuar “Pamfleti”, është vërtetuar vjedhja që trafikanti Gjergj Luca, me vendimet klienteliste të Bablokut, ka grabitur këto pasuri shtetërore:

- Ka marrë falas 188 mijë m2 troje e objekte të reparteve ushtarake dhe ndërmarrjeve shtetërore, ku ka ndërtuar fabrikat, restorantet e vilat dhe nuk paguan asnjë taksë e fitim në shtet.

- Ka marrë falas Liqenin e Xarës në Vrinë të Sarandës me sipërfaqe 32 hektarë, ku bënë biznes peshku e kultivim të midhjes, pa paguar asnjë taksë e fitim në shtet.

- Ka marrë falas hapësirën detare 120 mijë m2 në Kakome-Qefal të Sarandës, për biznes peshkimi, pa paguar asnjë taksë e fitim në shtet.

- Ka zhvatur 1.3 miliardë lekë, nga fondet bujësore që BE ka dërguar për bujqësinë; si dhe prej 9 vitesh Dogana i paguan nga 2.5 milionë lekë qira në muaj, për 1 zyrë në Portin e Shëngjinit.

- Prej muajit qershor 2020, Babloku i ka dhënë Lucit të peshkut pa asnjë taksë, koncesionin për menaxhimin e Portit të Peshkimit në Durrës, në ortakëri me një bandë trafiku kokaine, 2 prej të cilëve u arrestuan këto ditë në Itali.

Por përveç këtyre pasurive, Gjergj Luca i peshkut, pa asnjë dyshim me bekimin e Bablokut dhe urdhërin e tij në tatime e dogana, ka bërë batërdi aktiviteti ekonomik pa TVSH, duke qarkulluar miliarda lekë, shifrat e të cilave janë të dokumentuara.

Lejimi i aktivitetit pa fatura tatimore TVSH është shkelje e rëndë, për të cilën Luci duhet gjobitur me 100 milionë lekë administrativisht, me 5% të xhiros së vitit të fundit dhe me pezullim aktiviteti deri sa të shlyejë gjobat.

Por tatimet që udhërohen nga Babloku, nuk kanë vepruar dhe nuk po veprojnë, për të ndëshkuar firmën “Rozafa Sh.p.k”, ndërsa pronar Luci vazhdon aktivitetin pa TVSH, me vlerë 31 miliardë lekë në 4 vitet fundit.

Por paçka se aktivitetin e zhvillon pa fatura TVSH-je, Luci i Bablokut e zhvat rimbursimin e TVSH-së, me dokumente false që dorëzon në tatime, ku shefat ia paguajnë menjëherë, megjithëse e dinë që “Rozafa Sh.p.k”, për shpenzimet e mëdha në import-eksport dhe aktivitet brenda vendit, nuk vepron me TVSH.

Vetëm gjatë viteve 2021-2022, kjo firmë ka qarkulluar 16.7 milionë Euro mallra pa TVSH në shkelje të ligjit, por tatimet i kanë rimëbursuar vlerën 20% TVSH; ndërsa mallrat e blerë me TVSH brenda vendit, tatimet i kanë paguar 3.5 herë më tepër TVSH se faturat që ka deklaruar.

E kemi fjalën për 4 vitet e fundit, por sipas informacioneve nga burime brenda tatimeve, Luci i Bablokut e kryen mashtimin dhe vjedhjen me TVSH, qysh prej vitit 2015.

Për afro 2 miliardë Euro pasuri shtetërore që ka grabitur, dhe për krimin financiar të mashtrimit e vjedhjes së taksës TVSH në vlerë miliona Euro, SPAK ka disa prova që e detyrojnë ta thërrasë për sqarime peshkatarin Luc./Pamfleti

Në 4 vite, Luci i Bablokut ka qarkulluar 31 milionë Euro mallra pa