TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2026, 11:30

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa komisariate të vendit

Shkruar nga Pamfleti
Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të
Lëvizje në Policinë e Shtetit

Policia e Shtetit ka bërë një sërë ndryshimesh në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në disa komisariate të vendit, si edhe në Akademinë e Sigurisë.

Sipas njoftimit zyrtar, Alfred Çepe është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.

Ndërkohë, janë emëruar shefa të rinj në disa komisariate policie:

Feliks Hoda – Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë;
Agim Troci – Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër;
Pavlin Zhivani – Shef i Komisariatit të Policisë Pukë;
Ledian Kerka – Shef i Komisariatit të Policisë Kukës;
Vilson Sterkaj – Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik;
Oltion Gjoni – Shef i Komisariatit të Policisë Devoll;
Vendim Imeraj – Shef i Komisariatit të Policisë Delvinë;
Medin Hasani – Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.

Emërimet janë pjesë e lëvizjeve të fundit në strukturat e Policisë së Shtetit, me qëllim riorganizimin dhe forcimin e drejtimit të komisariateve në disa qarqe të vendit.

emërohen drejtues të rinj lëvizje në polici

Lini një Përgjigje