TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2026, 21:20

Libri "The Albanian Files" mund të fundosë Ramën? Ilir Kulla zbulon çfarë pritet të bëjë SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Libri "The Albanian Files" mund të fundosë Ramën? Ilir

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, ka deklaruar se libri "The Albanian Files" ngre dyshime të forta mbi mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe mungesën e transparencës në vend, por ka theksuar se çdo hetim i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) duhet të mbështetet vetëm në prova dhe fakte penale.

I ftuar në emisionin "Të Pashoq", Kulla u shpreh se nuk e ka lexuar ende librin, për shkak të volumit të tij, dhe për këtë arsye nuk mund të japë një vlerësim për përmbajtjen.

Sipas Kullës, nëse projektet e përmendura në libër janë konceptuar për zhvillimin e vendit, kjo në vetvete nuk përbën problem. Megjithatë, ai nënvizoi se çdo proces i tillë duhet të shoqërohet me transparencë të plotë dhe institucione funksionale. Duke komentuar mundësinë që libri të shërbejë si bazë për hetime, Kulla theksoi se SPAK nuk heton çështje politike, por vetëm vepra penale të mbështetura në prova. Sipas ekspertit të sigurisë, ndikimi kryesor i "The Albanian Files" është në planin politik dhe publik. Në përfundim, ai theksoi se besueshmëria e SPAK-ut varet nga aftësia për të ndërtuar hetime mbi prova konkrete dhe jo mbi aludime.

Pjesë nga intervista

-Dosja në SPAK, e ashtuquajtura dhe shumë e diskutuara e këtyre ditëve lidhur me "Albanian files"... Çfarë, ose më saktë, sa mendon se e kompromenton kjo dosje realisht kryeministrin? Çfarë mendimi ke për përmbajtjen e saj, 523 projekte?

Ilir Kulla: Nuk e di, nuk e kam lexuar. Nuk e di, nuk e kam lexuar.

-S'të ka ngjallur kuriozitet?

Ilir Kulla: Të kesh kohë ta lexosh, se 500 fletë janë... unë nuk mund të flas kështu me perceptim.

-Mirë, është zbardhur deri diku.

Ilri Kulla: Po, po do të them diçka. Është detyra e një kryeministri të vendit që të punojë për zhvillimin e vendit të vet. Dhe në qoftë se qëllimi ka qenë bërja e projekteve të rëndësishme për zhvillimin e vendit, kjo është një gjë shumë e mirë. Por këto gjëra duan dy gjëra shumë të rëndësishme: transparencë të plotë (pra, po mos ishte botuar ky libri, ne nuk do të dinim asgjë nga këto gjëra. Pra transparenca është totale e munguar) dhe institucione funksionale dhe të forta. Mungojnë këto të dyja. Pra, sikur mos ishte botuar ky libri, ne s'do të kishim nga ta gjenim. Fakti që është botuar ky libri dhe që thotë që këto gjëra janë të kalkuluara shumë vite përpara, jo vetëm çon hije të larta dyshimi, por vë në dukje dy elementë shumë të rëndësishëm: një, që mungesa e transparencës është totale dhe dy, që institucionet janë, siç e thashë, totalisht jofunksionale.

-Mendon se është provë për SPAK-un kjo?

Ilir Kulla: Nuk e di, se nuk mund të gjykoj. Shiko, duhet të kuptojmë një gjë, Prokuroria e Posaçme heton fakte penale. Prokuroria e Posaçme nuk mund të hetojë dot fakte politike.

-Ka indicie, nisen dhe nga indicie.

Ilir Kulla: Po nuk mund të hetojë dot fakte... shiko, 90% e atyre veprave që mund të fliten në libër nuk kanë ndodhur.

-Po disa kanë ndodhur.

Ilir Kulla: Po mirë mo, mund të hetojë një, dy, se duhet të kuptojmë si funksionon drejtësia. Pra, ti nuk mund të hetosh dikë thjesht se ti ke dashur të bësh. Nuk është pra... të dalësh në televizion e të thuash që "shiko, se unë mendoj që një ditë nëse bëhem kryeministër, unë do ta vras kryeministrin e një vendi tjetër". Maksimumi do të thonë që është i çmendur, por vepra penale... duhet ta ndajmë aksionin penal, veprën penale, nga pjesa tjetër. Pra, perceptimi i veprimit publik është një gjë, vepra penale është një gjë tjetër. Në qoftë se, në disa nga ato që janë shkruar aty, janë realizuar dhe të dalë që aty për shembull është përfshirë para publike, ose para droge, ose ku di unë, grupe kriminale, ose korrupsion e të dhëna e të tjerë, kjo është vepër penale. Por ti... perceptimi publik? Perceptimi publik, siç të thashë, heshtja e ka shkatërruar perceptimin publik. Po kjo vjen si rrjedhojë e mungesës së transparencës. Pra, nëse s'do të kishte dalë libri, një gjë që s'e sheh do të thonim s'ekziston, po fakti që një gjë nuk e sheh nuk do të thotë që ajo s'ekziston. Pra, të t'i ndajmë gjërat. "Albanian files" dëmton akoma më shumë imazhin publik dhe politik të Edi Ramës si kryeministër dhe si lider politik. Por pyetja që ti më bëre është: a ka vepër penale dhe çfarë do të bëjë SPAK-u? Nuk mund të jem... domethënë, nëse nuk ka një vepër penale të kontestuar qartë, nuk mund të thuhet "pse u çua njëri dhe shkroi një libër".

-E ca në logjikën tënde të mëhershme që the do t'i vijë fundi nga institucionet tona, nga SPAK.

Ilir Kulla: Jo jo, institucionet janë ato me gjërat që administrojnë, nuk thashë që... ki parasysh një gjë se nga ana tjetër edhe SPAK-u nuk mund të jetë institucion politik. Pra, besueshmëria e SPAK-ut lidhet në raport me faktin që duhet të jetë gjithmonë e më shumë e bazuar në prova dhe fakte. Se në Shqipëri ka plot institucione thashethemesh, nuk duhet që edhe SPAK-u të kthehet në institucion thashethemesh. Pra, është me rëndësi shumë të madhe të shohim nëse nga ato gjëra që janë shkruar në libër, çfarë ka ndodhur.

kulla

1 Komente

  1. P
    Pak nga të gjitha

    Ka ndonjë që i thrret arsyes…

    Lini një Përgjigje