TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2026, 20:50

"Rama, jep dorëheqjen!", nxënësi emocionon para Kryeministrisë: Një minutë heshtje për Martin Canin

Shkruar nga Pamfleti

"Rama, jep dorëheqjen!", nxënësi emocionon para

Një nga momentet më emocionuese të protestës së 39-të kundër kryeministrit Edi Rama u regjistrua kur në podium mori fjalën një nxënës i shkollës "Kiço Blushi".

Mes qindra protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë, ai zgjodhi ta nisë fjalën duke kujtuar Martin Canin, të riun që humbi jetën tragjikisht dhe u kërkoi të pranishmëve të mbanin një minutë heshtje në nder të tij.

"Jam një nxënës i shkollës 'Kiço Blushi' dhe dua të flas për bashkëmoshatarët e mi. Dua të flas për Martin Canin që ndërroi jetë, dua të mbajmë një minutë heshtje për të. Faleminderit…", u shpreh ai.

Pas minutës së heshtjes, nxënësi foli për arsimin dhe vështirësitë që, sipas tij, përballen shumë fëmijë në Shqipëri.

"Shkolla ime ka qenë më e mira që kam pasur. Më vjen keq për ata fëmijë që nuk marrin dot arsim. Edi Rama jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen sa më parë!", deklaroi ai.

Fjalimi i të miturit u prit me duartrokitje nga protestuesit e pranishëm, të cilët iu bashkuan edhe thirrjeve të tij në përfundim të fjalës.

proteste tubim martin cani

Lini një Përgjigje