TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Nëntor 2025, 21:23

“Ligji për Barazinë Gjinore, ishte nevojë”, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Tani është zgjeruar përtej problemeve në ambientet e punës!

Shkruar nga Pamfleti

“Ligji për Barazinë Gjinore, ishte nevojë”,

Ligji për Barazinë Gjinore i miratuar javën e shkuar në Kuvendin e Shqipërisë me 77 vota pro ka krijuar një debat të madh në shoqëri lidhur me përmbajtjen e tij.

Në një intervistë për emsionin “Të Pashoq” në kanalin në ‘Youtube’ të Pamfletit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, në mbrojtje të ligjit të ri për barazinë gjinore, argumenton se ai është një hap evolucionar dhe i domosdoshëm për të adresuar sfidat bashkëkohore të diskriminimit.

Ai pranon se ligji i vitit 2008 ishte një bazë e rëndësishme, por thekson se fushëveprimi i tij ishte shumë i kufizuar, duke u përqendruar pothuajse ekskluzivisht te diskriminimi në fushën e punësimit.

Sipas tij, ligji i ri synon të krijojë një kuadër ligjor qendror, i cili mund të plotësohet më tej me akte specifike për t'u zbatuar në shumë fusha të jetës. Ai e sheh këtë si një përgjigje ndaj nevojës për të reflektuar dhe zgjeruar mbrojtjen në aspekte të reja ku shfaqet diskriminimi, duke kaluar nga një fokus i ngushtë te punësimi në një qasje gjithëpërfshirëse për të garantuar një barazi më të mirë dhe më reale gjinore në të gjitha dimensionet e jetës.

“Unë mendoj që ligji është një nevojë njëherë, që është miratuar, për t'ju përgjigjur një nga diskriminimeve më problematikë që neve kemi si shoqëri, që është ai gjinor midis burrave dhe grave. Nuk është problem vetëm i Shqipërisë, haset në shumë shtete, por patjetër Shqipëria ka problematikat e saj. Është e vërtetë që kemi pasur një ligj për ose është akoma në fuqi një ligj për barazinë gjinore, miratuar në 2008-ën, i cili nuk është ndryshuar ndonjëherë. Dhe si çdo ligj ka pasur dhe ai nevojën e vet që të mund të ndryshohet edhe të reflektojë dhe të zgjerohet në fusha të tjera të jetës për të garantuar një barazi më të mirë të ëh gjinore.

Nuk është se na mungojnë ligjet, në të vërtetë kemi, por një ligj për barazi gjinore neve kemi përqafuar këtë lloj mënyre që të mund të kemi një ligj ëh central i cili pastaj do të mund të plotësohet me ligje të tjera dhe me akte të tjera për t'u bërë implementueshëm në shumë fusha të jetës. Për shembull, në qoftë se shohim ligjin e vjetër, ligji i vjetër i kushtonte një rëndësi vetëm diskriminimit gjinor në fushën e punësimit. Aty e kishte vëmendjen, sepse ajo ka qenë në atë kohë nevojë le të themi parimore dhe shumë mirë ka bërë sepse në punësim edhe sot e kësaj dite kemi akoma diskriminim me bazë gjinore. Ndërkohë që ligji i ri zgjerohet në shumë fusha.

Tregon kujdes edhe në aspekte të reja të jetës tonë. Për shembull në 2008-ën dhuna dixhitale nuk mund të ekzistonte sepse s'ishte e përhapur, ose gjuha e urrejtjes, gjuha seksiste, gjuha e dhunshme, gjuha stereotipizuese kundrejt grave. Gjuha me ndjeshmëri gjinore. Gjuha me ndjeshmëri gjinore nuk nuk ishin të përhapura në atë kohë. Ndërkohë që sot, për shembull, ne kemi pasur dhe raste kur kanë vrarë veten zonja për shkak pikërisht të fotove apo të denigrimit që i ka ndodhur online e të tjerë. Ëh, ëh, gratë apo diskriminimi gjinor në zonat rurale.

Edhe kjo ka qenë në pavëmendje në ligjin e mëparshëm. I kushtohet një vëmendje shumë e madhe tashmë edhe diskriminimit gjinor në zonat rurale, se ne kemi një problem shumë të madh në shoqërinë tonë. Tirana është goxha e avancuar në shumë aspekte, si në dijeni të ligjeve, si në njohjen e institucioneve, por po të shkojmë nëpër qytete dhe akoma më thellë pastaj në zonat rurale, shohim që kemi një padijeni shumë të madhe të të drejtave dhe të realizimit të tyre. Prandaj, dhuna ekonomike, duhet të dini që përdoret fuqia ekonomike që sidomos burrat e kanë kundrejt grave për t'i nënshtruar ato. Ka probleme pronësie. Akoma gratë sot rezultojnë që kanë shumë pak prona në dispozicion. Rregullimi i punës së papaguar, ka qenë në ligjin e vjetër, por rregullimi i punës së papaguar, çfarë do të thotë? Neve kemi sot akoma shumë gra të cilat janë të detyruara të mos punojnë, pra të krijojnë fuqizim ekonomik, sepse për shkak të stereotipeve gjinore dhe për shkak të mospjesëmarrjes së burrit në rritjen e fëmijëve dhe në bërjen e punëve të shtëpisë, janë po gratë ato që e bëjnë. Mirëpo një grua që rri dhe bën punë shtëpie dhe nuk mund të punojë, as nuk fuqizohet ekonomikisht, por qëndron gjithmonë le të themi e përkufizuar si shtëpiake në vetvete dhe nuk arrin dot pavarësi”, shprehte Komisioneri.

Lini një Përgjigje