Aktualitet11 Dhjetor 2023, 13:44

'Lirojeni të betohet!', Belerit i shkojnë “përforcime” në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

'Lirojeni të betohet!', Belerit i shkojnë

Sot do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme seanca për Fredi Belerin, ku do të vendoset nëse do të lejohet ose jo të shkojë të betohet në krye të bashkisë Himarë.

Për t’i bërë “presion” gjykatës, në dyert e gjykatës kanë shkuar një grup qytetarësh duke protestuar për lirimin e tij.

“Ne mendojmë se kupa është mbushur. Betimi i Belerit duhet të ndodh patjetër. Nuk mund ta tolerojmë më këtë zvarritje ku seancat shtyhen në çdo rast, ku organet pasojnë një lloj ping pongu dhe patjetër që Beleri është votuar për të drejtuar Bashkinë.” tha zëdhënësi i fushatës së Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli.

Çështja e betimit të Belerit si kryebashkiak i Himarës është bërë temë kryesore edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Shteti grek vijon të mos pranojë firmosjen e letrës që do të hapte negociatat e Shqipërisë më Bashkimin Evropian.

Sipas Greqisë moslejimi i Belerit për t’u betuar si kryebashkiak, është vendim politik i qeverisë.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

 

spak beleri