
Si mashtron publikisht Policia e Shtetit...
Ilir Proda ka konfirmuar lajmin e “Pamfletit” se drejtoresha e Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme, Alma Bime, është dhunuar nga partneri.
“Pamfleti” raportoi pak më parë se ngjarja ka ndodhur në banesën e saj dhe Bime është dhunuar nga Mareglen Tomori, drejtor i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (IPO), një OJQ me status këshillimor. Lajmi u mbajt i fshehtë.
Pas lajmit tonë, ka reaguar policia e shtetit, duke tentuar të lajë duart, me argumentin se nuk e ka fshehur ngjarjen. “Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se është mbajtur e fshehtë nga ana e Policisë arrestimi i shtetasit M. T., ju informojmë se:
Më datë 16.09.2025, në përmbledhjen ditore ndodhet njoftimi i dhënë për media, i cili gjithashtu është pasqyruar në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e mediave që, përpara se të publikojnë lajme që lidhen me Policinë, të kontaktojnë strukturat tona zyrtare për të marrë konfirmimin e informacionit, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet apo lajmet e pasakta”, shprehet policia.
Por si mashtron hapur Ilir Proda. Së pari shefi i policisë duhet të kuptojë se “Pamfleti” nuk është rrjet social, por një portal i konsoliduar dhe një prej mediave kryesore në vend.
Së dyti, nëse shohim raportimin e datës 16 sikundër pretendon Proda, policia ka njoftuar: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: -arrestuan shtetasin M. T., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij”.
Ku është transparenca në këto dy fjali? Është dhunuar drejtoresha e Migracionit dhe Antitrafikut. Ilir Proda jo vetëm që nuk e përmend këtë fakt, as nuk e ka publikuar emrin saj, por inicialet e një individi dhe qytetarët duhet të shtien fall që ta kuptojnë se kush është. Po ashtu, e ka fshehur te përmbledhja ditore.
Zotëria M.T, është Mareglen Tomori, i cili para 1 muaji ka qenë në ambientet e policisë duke u takuar me një sërë zyrtarësh të lartë, përfshirë dhe partneren. Proda e njeh mirë se kush është pasi organizata e tij është angazhuar në një sërë trajnimesh të policisë. Dielli nuk mbulohet dot me shoshë. /Pamfleti
Te te dhunoje edhe ky me kete surrat, mortja ta haje ate gruan. Futi nje grusht ketij miu arrash
Shfryjne nervat te grate, se skan cu bejne horrave dhe krimineleve.
Kulmi te te rrahi dhe qukapiku!!!