
Alma Bime, e cila mban postin e drejtoreshës së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut, është dhunuar nga bashkëjetuesi i saj, Mareglen Tomori.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me një funksionare të Ministrisë së Brendshme. Ajo ka rënë pre e dhunës nga partneri dhe ngjarja është mbajtur e fshehtë.
Sipas burimeve të “Pamfletit”, Alma Bime, e cila mban postin e drejtoreshës së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut, është dhunuar nga bashkëjetuesi i saj, Mareglen Tomori. Ky i fundit është një emër i njohur në radhët e uniformave blu.
Tomori është drejtor i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (IPO), një OJQ me status këshillimor.
Ngjarja pretendohet të ketë ndodhur në banesën e çiftit në Tiranë. Pas dhunës fizike, zyrtarja e MB ka njoftuar kolegët e saj të uniformave blu, të cilët kanë bërë arrestimin e Mareglen Tomorit. Mësohet se ai aktualisht po mbahet në paraburgim në Tiranë.
Prokuroria ka regjistruar një procedim penal për veprën penale të “dhunës në familje”, ndërsa për të është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga Policia e Shtetit, duke mos dhënë asnjë deklaratë zyrtare nga vartësit ku është znj. Bime.
Sipas faqes së IPO, ka pasur shumë takime mes kësaj organizate dhe përfaqësuesve të Policisë.
Mareglen Tomori ka hyrë e ka dalë si në shtëpinë e tij në radhët e uniformave blu dhe në shumicën e takimeve ka qenë prezentë dhe zonja Bime.
Ai rezulton se ka kryer një sërë trajnimesh në fushën e kriminologjisë, shkencat forenzike, inteligjencë, profilizim kriminal dhe inspektim teknik të vendit të ngjarjes, kriminologji hetimore dhe analizë të krimit.
Pra, edhe pse ka pasur për detyrë të këshillojë dhe të japë asistencë në zbardhjen e ngjarjeve kriminale, duket se ai është i pari që shkel ligjin dhe situata bëhet më e rëndë kur dhunon një zyrtare policie.
Vetë Ilir Proda është kujdesur ta mbajë të fshehtë ngjarjen, si në shumë raste të tjera. Proda del vetëm kur i duhet, ndërsa kur plasin skandale brenda uniformave blu, jep urdhra që të mbahet gjithçka sekret.
Kur u dhunua faturistja e OSHEE-së, Proda urdhëroi të vetët të mbyllnin gojën. Edhe këtë herë, ngjarja ka kaluar në heshtje. /Pamfleti
O pamflet ,e ka dhunuar si shefe policie ,apo në shtëpi për probleme brenda çiftit. Po është në lidhje familjare ju mos ....shumë se kjo është për çdo qytetar, e si për çdo qytetar ,e s'është ndonjë gjë për tu bërë kaq publike se sa çifte rrihen ,zihen e pajtohen në ditë të mira qofshin .Merini me gjëra më serjoze se ju ndjek .
Dhe mua ashtu me duket shqiperia ka probleme te tjera per te menduar jo problemet e ciftit