TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Maj 2025, 13:11

'Lufta' për mandatet në Tiranë, gazetari : Partitë e reja janë kthyer në shqetësim për Ramën dhe Berishën

Shkruar nga Pamfleti
'Lufta' për mandatet në Tiranë, gazetari : Partitë
'Lufta' për mandatet në Tiranë

Ndërsa jemi vetëm dy javë larg zgjedhjeve, klima politike po tensionohet, dhe me të edhe retorika dhe premtimet elektorale, veçanërisht nga partitë e reja që janë futur në garë përballë partive me përvojë të gjatë politike.

Gazetari Mariglen Kume, analizon faktin se risia kryesore e këtyre zgjedhjeve janë pikërisht partitë e reja, të cilat janë shndërruar në një shqetësim serioz për dy forcat kryesore politike.

Sipas tij, në garën për mandatet në Tiranë, ato mund të luajnë një rol vendimtar.

'Sa i përket mandateve në Tiranë, e para që është risia e gjësë është se partitë e reja mund të jenë aktorët që për herë të parë mund të marrim vota të cilat mund të përkthehen edhe në mandate.

Partitë e reja mund të jenë për herë të parë aktorë që jo vetëm marrin vota, por që këto vota mund të përkthehen në mandate. Kjo i bën ato një faktor të rëndësishëm në këto zgjedhje.', tha ai.

Kume shton se ndryshimi i pritshmërive dhe sondazhet tregojnë një rritje të mbështetjes për këto parti.

'Partitë e mëdha kanë nisur të ndiejnë presion, sepse përveç votës që humbin nga zgjedhësit e zhgënjyer, tashmë përballen edhe me konkurrencë të re që i ka trazuar llogaritjet e zakonshme elektorale.

Kjo situatë është veçanërisht e ndërlikuar në Tiranë, ku përplasja për mandatet është më e fortë.

Shumë prej partive të reja kanë lindur nga brenda strukturave ekzistuese politike, prandaj partitë tradicionale llogarisin se nga kush u merret vota. Por realiteti në terren mund të jetë ndryshe nga parashikimet që bëjnë drejtuesit e partive.

Teksa afron data e zgjedhjeve, pritshmëritë rriten nga të gjitha palët. Risi e padiskutueshme e këtyre zgjedhjeve është pjesëmarrja e partive të reja, të cilat pritet të ndikojnë dukshëm në rezultatin final, veçanërisht në zonat urbane si Tirana.', tha ai.

\'lufta\' për mandatet në tiranë partitë e reja

Lini një Përgjigje