Reshjet intensive që kanë përfshirë qarkun e Korçës që prej mbrëmjes së djeshme kanë rënduar situatën në rrethin e Pogradecit.
Lumi i fshatit Rrëmenj ka dalë nga shtrati, duke krijuar një situatë kritike për banorët e zonës.
Niveli i ujit është rritur me shpejtësi dhe si pasojë, disa shtëpi që ndodhen pranë bregut të lumit janë përmbytur. Uji ka depërtuar tashmë në ambientet e brendshme të banesave, duke shkaktuar dëme dhe shqetësim të madh te familjet.
Strukturat e emergjencave po monitorojnë situatën, ndërkohë që prurjet e larta vazhdojnë të mbeten kërcënim për zonën.
Ndërkohë një ngjarje e frikshme ka ndodhur në aksin Qukës-Qafë Pllocë teksa një makinë në lëvizje është goditur nga disa gurë për shkak të rrëshqitjeve të dheut.
Nga incidenti raportohet të ketë vetëm dëme materiale kur mjeti u godit konkretisht në pjesën e përparme të tij.
Lini një Përgjigje