TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shtator 2025, 22:38

Makina përfshihet nga flakët në Levan; fenomeni i djegies së automjeteve rritet ndjeshëm në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Makina përfshihet nga flakët në Levan; fenomeni i djegies së

Një automjet tip Benz është shkrumbuar këtë mbrëmje në Levan, pasi u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Drejtuesi i mjetit reagoi menjëherë, ndaloi dhe doli nga makina, duke shpëtuar pa lëndime.

Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe arritën të shuajnë flakët, por mjeti u dogj i gjithi. Policia dhe ekspertët po hetojnë shkaqet, me pistën kryesore një defekt teknik.

Ky nuk është një rast i izoluar. Në muajt e fundit, dhjetëra automjete janë djegur gjatë lëvizjes në qytete të ndryshme të vendit dhe mbeten mister shkaqet.

Lini një Përgjigje