
Analisti Genc Burimi duke analizuar debatet në Partinë Demokratike dhe bashkëpunimin mes Gazment Bardhit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha ka treguar se kush është i preferuari i amerikanëve në radhët e opozitës.
Në një intervistë për “News 24”, ai deklaroi se partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA-të preferojnë më shumë kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën në krahasim me Gazment Bardhin edhe pse ky i fundit nuk ka asnjë problem me amerikanët.
“SHBA-të janë pyetur dhe qëndrimi tyre nuk ishte natyral, por i sforcuar. Kujtojmë se në gusht të vitit 2021 thanë qartë që nuk duan ta shihnin Berishën në Grupin Parlamentar të PD-së. Këtë herë më bëri përshtypje heshtja e amerikanë para 2 javësh, për marrëdhëniet mes Bashës dhe Bardhit. Ndaj më duket i sforcuar. Midis Bardhit dhe Bashës, ata preferojnë Bashën. Megjithatë Bardhi nuk ka asnjë problem me amerikanët. Bardhi nuk kthehet pas, nuk ka pse. Sakaq duhet theksuar se pjesa më e madhe e elektoratit blu është përkrahë Berishës sot”, tha Burimi.
Lini një Përgjigje