TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Nëntor 2023, 14:33

Marrëveshja për emigrantët, Abilekaj përplaset me Klosin: Rama do na gënjejë si me afganët

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja për emigrantët, Abilekaj përplaset me Klosin:

Ish-ministri socialist, Blendi Klosi, ka mbështetur marrëveshjen e kryeministrit Edi Rama me homologen italiane, Giorgia Meloni, për vendosjen e emigrantëve të kthyer nga vendi fqinj në Shqipëri. Klosi tha se lidhur me këtë marrëveshje do të ketë edhe diskutime me publikun.

Nga ana tjetër gazetari Enton Abilekaj u shpreh se Rama i kishte gënjyer njëherë shqiptarët për pranimin e afganëve dhe sipas tij e njëjta gjë mund të ndodhte sërish në marrëveshjen me Italinë.

Por Klosi tha se Shqipëria vetëm ka përfituar prej afganëve që erdhën në vendin tonë, pasi sipas tij ata janë përshtatur shumë mirë me komunitetin këtu.

Pjesë nga biseda në studio:

Klosi: Duhet t’ja themi hapur shqiptarëve, ky nuk është një pazar, por është një negocim. Negociatë për një situatë të caktuar që ka Italia, që ka gjithë Europa dhe Shqipëria afrohet të japë një lloj hapësire. Kapacitetet e Shqipërisë janë ofrimi i një hapësire që ka qenë e pashfrytëzuar, Aeroporti i Gjadërit, për t’u kthyer atje me shpenzimet e qeverisë italiane. Si do e menaxhojë qeveria italiane procesin, nuk është punë për ne. Thelbi është që aty do të ketë maksimumi 3 mijë shtretër. Emigrantët shkojnë në Itali dhe ata mund të sjellin në Shqipëri deri në 3 mijë emigrant. S’ka kurrë më shumë se 3 mijë. Është një negocialtë e mbyllur. Çështja do të diskutohet. Ata që e kanë shkruar informacionin, i kanë studiuar këto.

Tela: Një çështje e tillë edhe mund të diskutohet me publikun, sepse Gjadri nuk është pronë e dikujt që mund të marrë vendim që të strehojë 3 mijë vetë. Jo vetëm ne që jemi qytetarë të Shqipërisë, pore dhe Brukseli nuk dinte gjë. “Ore çfarë keni shkruar” thanë. Atje nuk mund ta kthesh mbrapsht një emigrant që prek territorin e BE-së, derisa të shqyrtohet plotësisht nëse i takon marrja e azilit apo jo.

Abileka: Njësoj si me afganët. Na tha për afganët kryeministri, ky kryeministër që nuk gënjen kurrë, që na kërkoi qeveria e SHBA-ve që të mbajmë disa afganë, doli që nuk ishte qeveria e SHBA-ve. Tha që ata do të rrinë për 3 muaj sa të bëhën procedurat, doli që ata nuk u bënë procedurat sepse nuk u kishte premtuar askush. E ka thënë Nju Jork Times.

Klosi: E keni gabim. Rama tha që me rastin e kalimit të pushtetit te Talebanët, qeveria amerikane dhe partnerët euro-atlantikë kërkuan që të kishim mundësi akreditimi të disa njerëzve që donin të pushtonin nga lufta në Afganistan. Lezha dhe Shëngjini nuk kanë humbur asgjë veçse kanë pasur disa mijëra qytetarë afganë, që kanë shkuar shumë mirë me komunitetin atje. Pra nëse ngelemi si Enver Hoxha që themi do të mbrojmë kufijtë tanë, po most ë ofroheshim për afganët… Shqipëria ka përfituar një lloj ekonomie dhe një sërë momentesh pozitive në arenën ndërkombëtare, një përmbëndje në çdo aktivitet ndërkombëtar. Afganët që janë atje nuk janë ata që kanë qenë që në fillim, janë të rinj. Rama nuk ka gënjyer, edhe këtu do të ketë të njëjtin sistem.

abilekaj marreveshje emigrante klodi rama afgane

Lini një Përgjigje